Paganizmi ilir paraqet sistemin e besimit popullor të ilirëve para ardhjes së feve abrahamike (krishterimi dhe islami) në këtë rajon. Ilirët kanë praktikuar një formë të teizmit politeist, duke adhuruar hyjni të ndryshme të lidhura me natyrën dhe jetën e përditshme. Një pjesë e rëndësishme e këtij paganizmi përfshinte kultin e diellit, hënës, gjarpërit dhe yjeve. Hyjneshat që përfaqësojnë natyrën dhe fertilitetin, si dhe hyjnë të lidhur me luftën dhe mbrojtjen, janë gjithashtu pjesë e kësaj tradite. Me ardhjen e krishterimit, shumë nga besimet pagane u zëvendësuan gradualisht me doktrinat e reja fetare.[1] Paganizmi ilir vazhdoi të zhvillohet edhe pas depërtimit të elementeve kristiane në shoqërinë mesjetare arbërore. Me kalimin e kohës ai u zëvendësua nga krishterimi dhe u harrua gjatë kristianizimit të trojeve arbërore.[2] Gjendje e njëjtë vazhdoi edhe pas islamizimit të shqiptarëve. Studiuesit bashkëkohorë kanë arritur të rindërtojnë disa aspekte të paganizmit ilir me të dhëna nga folkloristika, gjuhësia historike, arkeologjia, toponimia dhe të dhënat e mbledhura nga popujt e tjerë ballkanikë.[3] [4] [5]

Kulti i Diellit në fytyrën e një gruaje nga Malet e Sharrit gjatë festivalit Karnevalet ilire

Përmbledhje

Redakto

Paganizmi ilir dhe më vonë paganizmi arbëror është transmetuar përmes kulturës gojore dhe jo përmes teksteve të kodifikuara. Feja e vjetër ilire ishte e përqendruar më shumë në praktikën rituale, me mbretërit dhe krerët që luanin një rol qendror në kryerjen e akteve publike të sakrificës. Asokohe përdoreshin hapësira dhe lokacione të ndryshme të kultit; fillimisht, u përzgjodhën në mënyrë tipike hapësirat e jashtme si korijet, lumenjtë dhe liqenet.

Paganizmi arbëror ka trashëguar zhanrin e narrativës epike indo-evropiane për luftëtarët e lashtë[6] (Kângët Kreshnike), një traditë e përbashkët me Greqinë e hershme, Indinë klasike, Anglinë mesjetare të hershme, Gjermaninë mesjetare dhe sllavët e jugut.[7] Besimet popullore shqiptare ruajtën gjithashtu traditën tipike indo-evropiane të hyjnive të vendosura në malet më të larta dhe më të paarritshme (Mali i Tomorit),[8] hyjnitë e qiellit, rrufesë, motit dhe zjarrit. Zojzi, Perëndi, Shurdhi, Verbti, Enji,[9] Votra, Nëna e Votrës),[10][11] legjenda "Vajza e Diellit dhe e Hënës" (E Bija e Hënës dhe e Diellit),[12] "mitet e vrasjes së gjarpërit" dhe "zjarri në ujë" (Drangoi dhe Kulshedra), perëndeshat e Fateve dhe Fatit (Zana, Ora, Fati, Mira) Binjakët hyjnorë (Muji dhe Halili),[13][14] dhe rojtari i portave të nëntokës (qeni me tre koka që nuk fle kurrë).[15] [16]

Shih edhe

Redakto

Literatura

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Bonnefoy 1993, f. 253
  2. ^ Kopani, Gezim (2012-12-16). "Gëzim Kopani: Besimi pagan në Pukë". Gëzim Kopani. Marrë më 2024-07-25. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Pipa, Arshi (1978). Albanian Folk Verse: Structure and Genre (në anglisht). O. Harrassowitz. ISBN 3878281196.
  4. ^ Sako, Zihni; etj. (Komisjoni i folklorit) (1954). Pralla popullore shqiptare. N.SH.B. Stabilimenti "Mihal Duri", Tiranë: Instituti i Shkencave.
  5. ^ Dobruna-Salihu, Exhlale (2005). "Cult symbols and images on funerary monuments of the Roman Period in the central section in Dardania". përmbledhur nga M. Sanadaer, A. Rendić-Miočević (red.). Religija i mit kao poticaj rimskoj provincijalnoj plastici. Akti VIII. međunarodnog kolokvija o problemima rimskog provincijalnog umjetničkog stvaralaštva / Religion and myth as an impetus for the Roman provincial sculpture. The Proceedings of the 8th International Colloquium on Problems of Roman Provincial Art (në anglisht). Golden marketing-Tehnicka knjiga. Odsjek za arheologiju Filozofskog fakulteta u Zagrebu. fq. 343–350. ISBN 953-212-242-7.
  6. ^ Kopani, Gezim (2022-05-27). "Gëzim Kopani: Paganizmi dhe mitet". Gëzim Kopani. Marrë më 2024-07-25. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ West 2007, f. 68
  8. ^ West 2007, fq. 151
  9. ^ Gjoni 2012, f. 81
  10. ^ West 2007, fq. 243, 266
  11. ^ Treimer 1971, fq. 31–33
  12. ^ West 2007, f. 233
  13. ^ Juka 1984, f. 64
  14. ^ Neziri 2008, fq. 80–82
  15. ^ West 2007, fq. 392
  16. ^ Tirta 2004, fq. 40-391

Lidhje të jashtme

Redakto