Besim Beqaj (lindur më 1 qershor, 1970) është Ministri i parë i Integrimit Europian të Kosovës, i emëruar në këtë post në prill të vitit 2010. Më parë, ai mbante postin e Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës që nga viti 2005. Ka shërbyer si Këshilltar Politik në Zyrën e Kryeministrit në Qeverinë e Kosovës dhe Koordinator Kombëtar i Kosovës për Paktin e Stabilitetit për Europën Juglindore. Në dy mandate është zgjedhur kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës. Ministri Beqaj ka fituar titullin e B. Sc. dhe MSc. në Univerzitetin e Zagrebit në Kroaci. Ai ka kryer Programin Europian të Doktoraturës në Administrimin dhe Menaxhimin e Bizneseve të Vogla në Univeristat Autonoma de Barcelona, Spanjë dhe Vaxjö University, Suedi. Përveç kësaj, ai ka kryer studimet e Doktoraturës në Univerzitetin e Zagrebit në Kroaci dhe temën e Doktoraturës në Zhvillimin dhe Menaxhimin e Produkteve të reja në Kosovë, në Univerzitetin e Prishtinës. Beqaj është gjithashtu pjesë e programit Fullbright, ku ka dhënë mësim dhe ka kryer hulumtim akademik në fushën e Integrimit Ekonomik në Europën Juglindore në Illinois Institute of Technology, Chicago Kent College of Law. Për më tepër, ai jep lëndën e Biznesit Ndërkombëtar në Univerzitetin e Prishtinës.

Besim Beqaj