Besnik Dobi
Besnik Dobi është specialist në fushën e radarëve, mikrovalëve dhe të mbrojtjes nga rrezatimet jo-jonizuese.[1]
Biografia
RedaktoKa përfunduar me rezultate të larta Akademinë Ushtarake “Skënderbej” dega radiolokacion dhe Universitetin Politeknik të Tiranës dega elektronike. Ka kryer specializim pranë Universitetit Politeknik të Torinos dhe studimet në fushën e sigurisë pranë Qendrës Marshall në Gjermani. Ka eksperiencë në fushën e mësimdhënies. Lektor në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, në Universitetin Ushtarak dhe në Akademinë e Mbrojtjes. Ka kontribuar për rritjen e performacës të sistemeve të radarëve ushtarakë dhe të pajisjeve të komunikimit në vitet 80-90, për ketë arsye është dekoruar me Medaljen e Shërbimit Ushtarak. Ka hartuar programet e reja të Akademisë Ushtarake “Skënderbej” në bashkëpunim me specialistët e Akademisë së Hanoverit, dhe programet e Universitetit Ushtarak dega Elektronikë duke përshtatur lëndët në përputhje me Universitetin Politeknik të Torinos dhe me Akademinë Ushtarake West Point. Ka marrë pjesë në projektin e Lockheed Martin për modernizimin e hapësirës ajrore të Shqipërisë.
Në vitin 2021 me oficerët e Forcës Ajrore ka zhvilluar kursin special për radarët modernë të NATO-s. Anëtar i Administratës Qendrore të Institutit Alb-Shkenca që nga themelimi. Besnik Dobi aktualisht është Ekspert i rrezatimeve jo-jonizuese në Institutin e Rrezatimeve në Tiranë.[2] [3]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "ALB-SHKENCA:Takimi XIV Vjetor Ndërkombëtar i Institutit Alb-Shkenca, Tiranë, Shqipëri 2019". iash-takimet.org. Marrë më 2024-11-10.
- ^ Mustafa Ibrahimi (red.) Instituti Alb-Shkenca ndër vite 2002-2023 (Monografi), fq. 68, ISBN 9789951518208
- ^ "ALB-SHKENCA:THE FIFTH INTERNATIONAL ANNUAL MEETING OF ALB-SCIENCE INSTITUTE, Tirana, Albania 2010". iash-meetings.org (në anglisht). Marrë më 2024-11-10.