Beteja e Ashlanit (22-24 shtator 1998) ishte një përleshje mes UÇK-së dhe Ushtrisë Jugosllave, ku UÇK-ja pati 4 të vdekur dhe 5 të plagosur.

Beteja e Ashlanit
Pjesë e Luftës së Kosovës
Data22–24 Shtator 1998
Vendodhja
Pasoja Fitorja e UÇK-së
Palët pjesëmarrëse
Ushtria Çlirimtare e Kosovës Ushtria Jugosllave dhe forcat paramilitare
Viktimat dhe humbjet
4 të vrarë, 5 të plagosur Të panjohura

Beteja e Ashlanit u zhvillua nga 22 deri më 24 shtator 1998 gjatë Luftës së Kosovës. Më 22 shtator, forca të mëdha të Ushtrisë Jugosllave, të mbështetura nga artileria, sulmuan pozitat e UÇK-së në Ashlan. UÇK-ja, e pozicionuar në zona kyçe si Gurëbardh dhe “Rrogën e Zhigës”, kundërsulmoi me sukses. Mbrëmjen e po atij ditë, UÇK-ja shkatërroi mjete luftarake të armikut, duke përfshirë një tank dhe kamion, dhe shkaktoi viktima. Beteja solli 4 ushtarë të UÇK-së të vrarë dhe 5 të plagosur, si dhe 14 civilë të vrarë.

Në fillim të janarit 1999, UÇK-ja pësoi humbje të rëndë me vrasjen e Xhevat Jusufit, komandantit të logjistikës të Zonës Operative të Shalës, por kjo u pasua nga kapja e 8 ushtarëve të Ushtrisë Jugosllave në Bare. Ky ngjarje mbetet një nga arritjet kyçe të UÇK-së gjatë luftës.