Beteja e Kaçanikut (1910)
Beteja e Kaçanikut e vitit 1910 është një betejë e zhvilluar ndërmjet kryengritësve shqiptarë nën komandën e Idriz Seferit dhe të forcave osmane të komanduara nga Turgut Pasha.
Beteja e Kaçanikut | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
Pjesë e Kryengrtija e vitit 1910 | |||||||
| |||||||
Palët pjesëmarrëse | |||||||
Forcat Shqiptare | Perandoria Osmane | ||||||
Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||
Idriz Seferi | Shefqet Turgut Pasha | ||||||
Fuqia ushtarake | |||||||
3.000 | 16.000 |
Beteja
RedaktoMë 30 prill, ushtria osmane e komanduar nga Turgut Pasha e cila në fillim përbëhej nga 16 mijë ushtarë, kalorësi dhe artileri, sulmoi 3000 luftëtarët shqiptarë të Idriz Seferit në Grykën e Kaçanikut. Më parë goditën me artileri fshatrat përreth dhe masakruan gratë e fëmijët për t'i demoralizuar shqiptarët.Mbrojtësit e Grykës së Kaçanikut u bënë ballë dy ditë më radhë forcave osmane duke treguar aftësi në mbrojtje dhe në sulm. Më pas u tërhoqën në mënyrë të organizuar drejt Gjilanit pa i ndalur goditjet drejt armikut.Ushtria osmane pësoi humbje të mëdha, u shpartalluan 20 divizione duke lënë të vrarë mijëra ushtarë, një të katërtën e forcave të Turgut Pashës. Në shenjë hakmarrje u dogjën fshatrat që kishin mbetur pa u shkatërruar nga artileria dhe u ekzekutuan robërit.