Biblioteka "Thimi Mitko"
40°37′4″N 20°46′42″E / 40.61778°N 20.77833°E Biblioteka publike e Korçës që mban emrin e folkloristit të shquar Thimi Mitko është krijuar në vitin 1921 nën kujdesin e Federatës “Vatra” dhe ishte vendosur pranë Bashkisë.
Në këtë periudhë kjo bibliotekë numëronte në fondin e saj 30000 libra, shumica në gjuhën frënge. Në vitin 1975 kjo bibliotekë u transferua në ndërtesën e re ku ndodhet edhe sot, përurimi i së cilës u bë më 28 nëntor 1975. Sot ajo ka në dispozicion të lexuesit mbi 200000 libra, nga të cilët 140000 janë në gjuhën shqipe, pjesa tjetër në gjuhë të huaj. Me inisiativën dhe ndihmën e Bashkisë u bë edhe dixhitalizimi i gjithë fondit të librave.