Biblioteka Kombëtare e Kosovës Pjeter Bogdani
Biblioteka Kombëtare e Kosovës Pjeter Bogdani (English: National Library of Kosovo Pjeter Bogdani ) është institucioni më i madh biblotekar i Kosovës i themeluar nga Kuvendi i Komunës së Prishtina si nje qendër e rëndësishme kulturore, kërkimore, shkencore dhe arsimore . Që nga themelimi i saj në vitin 1962, Biblioteka Kombëtare e Kosovës dëshmoi një zhvillim monumental. Për banorët vendas, kjo bibliotekë përfaqëson simbolin e avancimit arsimor dhe kulturor të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Ajo është, dhe ka gjasa të mbetet për shumë kohë, institucioni arsimor më i rëndësishëm për komunitetin shqipfolës në këtë rajon. Njihet për historinë e saj unike dhe stili i ndërtesës është i dizajnuar nga arkitekti kroat Andrija Mutnjakovic i cili u përpoq të krijonte një shprehje autentike arkitekturore kombëtare kur projektoi ndërtesën në vitin 1971.[1][2]
Historiku
RedaktoBiblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, dhe ka për qëllim kryesor mbledhjen dhe ruajtjen e trashëgimisë intelektuale në Kosovë.
Biblioteka e parë publike qendrore është themeluar në Prizren në vitin 1944, në muajin dhjetor. Gjatë këtyre viteve, ajo ka kaluar në disa faza zhvillimi dhe ka ndryshuar disa herë emrin.[2]
Historiku Institucional
RedaktoBiblioteka e parë publike qendrore është themeluar në Prizren, Biblioteka Rajonale, në muajin dhjetor 1944 deri më vitin 1947 ku u transferua ne Prishtinë por u mbyll në vitin 1952. Në vitin 1946, filloi të merrte kopje të librave nga Serbia. E cila pas mbylljes së bibliotekës në vitin 1952, koleksioni u transferua direkt në bibliotekën "Miladin Popovic" tani njihet si “Hivzi Sylejmani” Biblioteka Komunale e Prishtinës. Gjatë periudhën 1953–1962, u krijuar Biblioteka Qendrore e cila nuk operoi si institucion public edhe pse kishte për qëllim të marrë përsipër disa funksione të Bibliotekës Rajonale, por ishin të kufizuar me më shumë funksione administrative.
Pas 10 viteve u bë ri-themelimi i Bibliotekës, ku filloi të riaktivizohet dhe rritet duke përfshirë libra nga Qendra Biblotekare e Kosovës dhe Instituti i Shqipëtarëve në Prishtinë si dhe donacione të ndryshme. Në vitin 1970, u bë Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës pas krijimit të Universitetit të Kosovës, nga ky moment filloi një periudhë zhvillimi intensiv duke u fokusuar në grumbullimin e literaturës në fushën e studimeve për shqiptarët. Në vitin 1974, u miratua ndërtimi i një ndërtese të re për bibliotekën, që u përfundua në vitin 1982.[1][2][3]
Historiku i Bibliotekes Kombëtare të Kosovës
RedaktoBiblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës mori emrin në vitin 1970, duke shënuar një periudhë të rëndësishme për institucionin, gjatë viteve u zgjeruan pozicionet si bibliotekë kombëtare, shumëgjuhëshe dhe universitare. Gjatë kësaj periudhe, u bë e nevojshme ndërtimi i një ndërtese të re për të përmbushur kërkesat e zgjeruara të shërbimeve të bibliotekës. Në vitin 1974, Kuvendi i Provincës Socialiste të Kosovës miratoi ligjin për ndërtimin e saj dhe puna filloi po atë vit, duke përfunduar dhe hapur në 1982. Gjatë viteve 1982 deri 1990 Biblioteka Kombëtare e Kosovës pati zhvillim të madhë përmes rritjes së librave, studentëve dhe lexuesve, aktiviteteve të ndryshme.[1] Megjithëate, gjatë viteve 1990–1999 shqipëfolsve iu ndalua hyrja në objekt, kjo shkaktoi që biblioteka të quhet Biblioteka Qendrore e Kosovës dhe Metohisë, gjë që humbi rëndësinë dhe shumë lexues. Në fund të viteve '90, u përdor si bazë ushtarake një pjesë e objektit. Në kohën e sotme biblioteka shquhet Biblioteka Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani" e cila është biblioteka më e madhe e Kosovës dhe një qendër shumë e rëndësishme kulturore, duke përfaqësuar një simbol të emancipimit arsimor dhe kulturor për shqiptarët në rajonin tone.[2][4]
Arkitektura e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
RedaktoNdërtesa e Bibliotekës Kombëtare e Kosovës përfaqëson kulmin e arkitekturës sonë. Planifikimi i peizazhit, mjedisi përreth dhe dizajni i brendshëm kërkojnë që hapësira të jetë e artikuluar në mënyrë të tillë që struktura e saj kompakte, format, luajtja me dritën dhe hijen, si dhe lartësia e saj, të mbartin elemente që lidhen me traditën ndërtimore të rajonit. Motivët e kubeve, sferave dhe kolonave paraqesin një interpretim modern të frymëzimit arkitektonik autokton, që ka rrënjë te populli.[1]
Stili i ri “rajonal" në arkitekturën moderne u përshtat për bibliotekën e re si një përgjigje ndaj problemit të tjetërsimit, që kishte prekur "stilin ndërkombëtar" të arkitekturës moderne. Motivi "kubiko-sferik", i pranishëm në arkitekturën tradicionale të të gjitha grupeve etnike në Kosovë, u përzgjodh për të shprehur frymën dhe karakterin e vendit. Përdorimi i kupolave u zgjodh si një zgjidhje e përshtatshme për të maksimizuar ndriçimin e hapësirave të bibliotekës. Një derivat i këtij konstruksioni është edhe fasada moderne, e cila përmban motive të përshtatura nga traditat rajonale[1][2]
Kupola
RedaktoForma dhe trajtimi funksional i hapësirës kryesore të brendshme, sallës së leximit, është përcaktuar nga nevojat fizike dhe psikologjike të lexuesve. Përqendrimi kërkon ambiente të qeta dhe të izoluara. Ndikimi i mjedisit të jashtëm, si rruga dhe parku përreth, gjithashtu luan një rol të rëndësishëm. Për lexuesit që kërkojnë ndriçim të njëtrajtshëm dhe intensiv për lexim të vazhdueshëm, është përdorur konstruksioni i kupolës për t'iu përgjigjur këtyre kërkesave. Kjo formë rrumbullakos hapësirën dhe siguron që ndriçimi të jetë i barabartë dhe i afërt me lexuesin. Ky lloj ndriçimi i baraspeshuar është përdorur në shumë biblioteka të famshme botërore, si Biblioteka e Kongresit në Uashington, Biblioteka Kombëtare në Paris dhe Salla e Leximit e Muzeut Britanik në Londër, si dhe në biblioteka moderne, përfshirë bibliotekat universitare në Kiel dhe Dublin.[1][5]
Fasada
RedaktoFasada e ndërtesës ishte projektuar për të ndihmuar në ndriçimin natyral të hapësirës së brendshme, duke siguruar njëkohësisht hije dhe mbrojtje nga dielli i fortë gjatë verës. Një atmosferë më intime dhe e përshtatshme për lexim kërkonte një hije të tillë, e cila u arrit përmes përdorimit të sistemit Brise Soleil me gjashtëkëndësha të vendosur në fasadë. Ky motiv gjashtëkëndor është aplikuar edhe në ndërtesa të tjera të rëndësishme globalisht, si në Muzeun Lenin në Tashkent.[6]
Funksioni
RedaktoNdërtesa shtatëkatëshe, me një sipërfaqe prej 12,000 metra katrorë të shfrytëzueshme. Kapaciteti i ndërtesës është i mjaftueshëm për të mbajtur dy milionë libra. Raftet e librave janë vendosur në dy nivele nën katin përdhes dhe nuk janë të aksesueshme për publikun.Brendësia e ndërtesës është ndërtuar në formën e një atriumi që rrethon dhomën e katalogëve. Ky koncept i hapësirës është mjaft i përhapur në bibliotekat moderne. Dy katet e dedikuara për katalogët janë të kombinuara me hapësirat e leximit, zonat e pushimit, sallat e mëdha dhe të vogla për leksione, dhe një sallë ekspozite. Sallat e leximit janë të shpërndara në kate të ndryshme, në varësi të madhësisë dhe funksionit. Salla e vogël e leximit, që akomodon 100 persona, ndodhet në katin e parë, ndërsa ajo e madhe, për 200 lexues, është në katin e dytë. Po në katin e dytë ndodhen dhoma të specializuara për lexime në fushat e historisë, librave të rrallë, gjeografisë, grafikës, muzikës, filmave, mikrofilmit dhe periodikëve. Kati i tretë dhe i katërt, si zonat më të qeta të bibliotekës, janë dedikuar për studiuesit, ndërsa në katin përdhes ndodhet dhoma e leximit në shkrimin Braille, e cila ka një hyrje të drejtpërdrejtë nga rruga. Të gjitha dhomat e leximit janë të lidhura me katalogët dhe pirgjet e librave.[1]
Ekzistojnë dy sisteme qarkullimi: një për shpërndarjen e brendshme të librave dhe një tjetër me ashensorë dhe shkallë për përdorim nga stafi dhe publiku. Në bodrum ndodhen oxhaqet, të cilat kanë funksion sigurie në rast fatkeqësish natyrore ose lufte, si dhe shërbejnë për të mbajtur kushtet klimatike të qëndrueshme dhe për të shfrytëzuar hapësirën në mënyrë më ekonomike. Pajisjet teknike ndihmëse ndodhen kryesisht në katin përdhes dhe pjesërisht nëntokë. Zyrat e stafit janë në katin e parë, së bashku me hapësirat publike të bibliotekës, si hyrja kryesore, hyrja për stafin dhe mallrat, si dhe zonat e pushimit. Zyrat administrative janë gjithashtu në katin e parë dhe kanë një hyrje të veçantë, me lidhje të dyfishtë me dhomat e katalogëve dhe lidhje direkte me shkallët që çojnë në të gjitha dhomat e leximit dhe pirgjet e librave.[1][7]
Monument kulture
RedaktoBiblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Prishtinë, Kosovë |
Ndërtuar | Shek. XX |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 3639 |
Biblioteka Kombëtare e Kosovës Pjeter Bogdani në Prishtinë, Kosovë është gjithashtu edhe një monument i trashëgimisë kulturore.[8] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër 3639.
Shih edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 6 nëntor 2016 tek Wayback Machine
Referime
Redakto- ^ a b c d e f g h RAMKU, BINAKAJ, EPPICH, BEKIM, NOL, RAND (2017). CONSERVATION AND MANAGMENT PLAN (në anglisht). VIRPRINT. ISBN 978-9951-523-36-3.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) - ^ a b c d e POTOKAR, ROBERT. "NATIONAL LIBRARY OF KOSOVO". PIRANESI (në anglisht). 26.
- ^ JASHARI-KAJTAZI, TEUTA (2016). BEHIND THE NATIONAL IDENTITY; Political and Social Activity through Architecture – Liberal Socialism in Kosovo (Tezë) (në anglisht). TU WIEN.
- ^ JASHARI-KAJTAZI, TEUTA (2016). BEHIND THE NATIONAL IDENTITY; Political and Social Activity through Architecture – Liberal Socialism in Kosovo (Tezë) (në anglisht). TU WIEN.
- ^ JASHARI-KAJTAZI, TEUTA (2016). BEHIND THE NATIONAL IDENTITY; Political and Social Activity through Architecture – Liberal Socialism in Kosovo (Tezë) (në anglisht). TU WIEN.
- ^ JASHARI-KAJTAZI, TEUTA (2016). BEHIND THE NATIONAL IDENTITY; Political and Social Activity through Architecture – Liberal Socialism in Kosovo (Tezë) (në anglisht). TU WIEN.
- ^ JASHARI-KAJTAZI, TEUTA (2016). BEHIND THE NATIONAL IDENTITY; Political and Social Activity through Architecture – Liberal Socialism in Kosovo (Tezë) (në anglisht). TU WIEN.
- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.