Bibloteka Hivzi Sylejmani është një monument i trashëgimisë kulturore në Prishtinë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor".

Bibloteka Hivzi Sylejmani
LlojiArkitekturore
VendndodhjaPrishtinë, Kosovë
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës2963

Historiku i shkurtër

Redakto

Nuk janë gjetur të dhëna të sakta për datën e formimit dhe hapjen e kësaj biblioteke, por janë të gjitha gjasat që ka filluar të punojë në shkurt të vitit 1945, me një fond prej 1300 librash në gjuhën shqipe dhe serbe, si dhe një fond fletushkash dhe broshurash të kohës së luftës, por jo në këtë ndërtesë.

Në këtë ndërtesë ka kaluar pas dy viteve, më 1947, ku vazhdon të punojë edhe sot. Pas ndalimit të punës së Qendrës bibliotekare të KAKM, më 1953, fondi i koleksionit librar i është bashkëngjitur kësaj biblioteke dhe deri më 1956 ka luajtur rolin e Qendrës bibliotekare për gjithë territorin e Kosovës dhe brenda kësaj periudhe ka zgjeruar rrjetin e bibliotekave jashtë Prishtinës.[2]

Historia si monument

Redakto

Ndërtesa e Bibliotekës së Qytetit “Hivzi Sylejmani” sipas mbishkrimit në fasadë daton prej vitit 1930. Funksioni fillestar ishte banimi dhe shtëpia ishte pronë e një tregtari me prejardhje hebreje Jovan Miliq nga Prishtina. Oborri i ndërtesës është i rrethuar me mure prej qerpiçëve të mbuluara me qeramidhe, dhe me gjelbërim të lartë (pisha), të cilat e theksojnë në mënyrë të veçantë lokacionin. Përdhesja e kësaj ndërtese njëkatëshe ka në përmbajtje konstruktive dhe shtyllat e jashtme që mbajnë shkallët dhe pushimoret përmes të cilave arrihet në kat. Meskati dhe kurora e kulmit janë të theksuara si elemente horizontale me përpunim plastik të veçantë. Kulmi është tradicional katër ujor. Fasada frontale ndahet në dy pjesë simetrike të cilat përmbajnë hyrjet, shkallët dhe pushimoret. Motivin kryesor në kompozicionin dekorativ e paraqesin motivet dominuese rreth dritareve. Integriteti estetik i ndërtesës është ndikuar nga ndërhyrjet e mëvonshme, të cilat janë mjaft të dallueshme.

Nga nëntori i vitit 1944 në këtë ndërtesë ka qenë i vendosur ish Komiteti i Partisë Komuniste të Jugosllavisë për Kosovë, ndërsa nga viti 1948 kjo shtëpi është shndërruar në bibliotekë të qytetit të Prishtinës. Ndërtesa e bibliotekës në oborrin e saj përmban edhe dy ndërtesa përcjellëse: sallën e leximit P+0 dhe arkivin P+0, të ndërtuara me material të ri ndërtimor, e që së bashku përbëjnë një ansambël arkitektural.[3]

Numri i selive

Redakto

Githsej momentalisht biblioteka Hivzi Sylejmani gjendet në 12 vende të ndryshme të Kosovës.

Orari i punes

Redakto

Biblioteka në qendër:E hënë - e premte prej 8-19.00E shtunë: prej 8-13.00 Biblioteka në Pallatin e Rinisë: E hënë - e premte prej 8-19.00 E shtunë: prej 8-13.00 Biblioteka “Përkujtimore”:E hënë - e premte prej 8-18.00E shtunë prej 8-13.00 Biblioteka “Përrallat”:E hënë - e premte Prej 8-17.00 Biblioteka “Lektyra”:E hënë - e premte prej 8-16.00 Bibliotekat në fshatra :E hënë - e premte prej 8-16.00

Sektorët

Redakto
  • Sektori i Hulumtimit dhe Zhvillimit bibliotekar
  • Sektori i Pasurimit dhe Përpunimit të librit
  • Sektori i të Rriturve
  • Sektori i Fëmijëve Salla e Leximit dhe Periodiku
  • Sektori i Trashëgimisë
  • Sektori i Financave dhe Administratës

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 26 prill 2016. Marrë më 13 nëntor 2016.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ "Biblioteka "Hivzi Sylejmani" (Prishtinë)". Databaza e Trashëgimisë Kulturore. Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit. Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2016. Marrë më 13 nëntor 2016.

Lidhje të jashtme

Redakto