Bijtë e askujt, vëllimi i dytë
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Bijtë e askujt, vëllimi i dytë. Gjinia: Roman. Autori: Rexhep Qosja. Shtëpia botuese: "Valdoli". Viti i botimit 2010. Faqet e librit 416. ISBN 978-9951-580-01-4
"Bijtë e askujt" është roman që e zgjon letërsinë shqipe nga letargjia; që e shkund letërsinë shqipe nga mbetjet socrealiste dhe e bën të mos ketë frikë nga eksperimentimi postmodern. Ky është një roman që dallohet për guximin që ka autori për t'i shprehur troç idetë e tij; për guximin letrar dhe moral për ta sfiduar historinë e letërsisë shqipe dhe historinë shqiptare, përgjithësisht; është roman që flet për fate tragjike në dy kohë: për fatkeqësinë e Tarik Saraçit nga komunizmi dhe për fatkeqësinë e Delina Dertit nga demokracia e shpërdorur.