Shkrimtar shqiptar dhe poet nga Presheva.


Foto e Bilal Maliqit

Bilall Maliqi lindi më 08.04.1969 në fshatin ElezBali, komuna e Preshevës. Shkollën fillore dhe të mesmen grafike me shkallë të lartë i kreu në Preshevë. Ka ndjekur kursin e gazetarisë dhe aftësimin në fushën e trajnimeve gazetareske në B K SH "Perspektiva" Bujanoc. Ka ndjekur edhe kursin e gazetarisë me DW Akademi

Shkruan poezi dhe prozë për fëmijë e të rritur, merret edhe me kritikë letrare. Është i prezantuar në Almanakun Botëror të poezisë “WORLD POETRY” 2014; Në shumë Antologji, Leksikone dhe Panorama si dhe është fitues i disa çmimeve letrare. Është themelues dhe kryeredaktor i revistës letrare "Qëndresa" që del në Kosovën Lindore (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë). Aktualisht është kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve "Feniks" për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Është Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Anëtar i Galaktika poetike Atunis", Kryetar i "Atunis Lugina", anëtar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Shkrimtarëve "Princ Muzaka".

Është gazetar i së përjavshmes "Perspektiva", bashkëpunëtor i revistës letrare për fëmijë dhe të rinj "Diellori", zv/ kryeredaktor i revistës për fëmijë dhe të rinj "Shpresat", bashkëpunëtor i së përjavshmes "Nacionali : Shkruan edhe në gazeta ditore të Kosovës dhe të Maqedonisë si: "Epoka e Re", "Zëri", "Kosova sot", "Fakti ditor", "Lajm" etj.

Veprat letrare

Redakto
  1. Rrugëtimi - poezi për të rritur.
  2. Rrugëtim përjetësie - poezi për të rritur.
  3. Gëzim dhe drojë - tregime.
  4. I lutemi Zotit - poezi fetare.
  5. Perëndim i varur - poezi për të rritur.
  6. Kodra e luleve - poezi për fëmijë.
  7. Vula e kohëzezës - poezi për të rritur.
  8. Shtëpia afër pyllit - tregime për fëmijë.
  9. Gërfyejt e shpresës - poezi për të rritur.
  10. Ide të trazuara - intervista me shkrimtarë.
  11. Lutje të lagura – poezi për të rritur.
  12. Mbresa vrojtuese - vështrime letrare.
  13. Hëna flet me lule – poezi për fëmijë.
  14. Hullive artistike - vështrime kritike.
  15. Nën strehën e kujtimeve (SOTTO LA GRONDA DEI RICORDI), poezi shqip -italisht
  16. Në thellësi të ëndrrës - poezi për të rritur.
  17. Aforizma.
  18. Semantika e shtrirjes krijuese - vështrime kritike.
  19. I kthehem ëndrrës - poemë.
  20. Sheshi i fjalëve - poema.
  21. Rrugët e shikimit - Paths of vision poezi shqip-anglisht.
  22. Drithërimë - Tremuratura (poemë shqip-rumanisht).
  23. Këngë zogu - poezi për fëmijë.
  24. Vlerësime - vështrime kritike.
  25. Pikojnë fjalët - aforizma.
  26. Shtigjeve të shpresës-poezi për të rritur.
  27. Vetmi e mërdhirë-proza poetike.
  28. Rrëmbimi Euridikës-poezi për të rritur.
  29. Ëndrra që më dha gëzim-poezi për fëmijë.
  30. Në prehrin e ëndrrës-poezi për të rritur.
  31. Sytë e Erës- poezi për fëmijë.
  32. Shkreptimë dashurie-poezi për të rritur
  33. Blini në Blinishtë-tregime për fëmijë
  34. Pikëpyetje kohës-poezi për të rritur
  35. Lule për kurorë-poezi për fëmijë
  36. Ëndrra e Malit-roman për fëmijë
  37. Ejani të vallëzojmë- poezi për fëmijë

Bilall Maliqi jeton dhe punon në Preshevë…

Literatura

Redakto