Biogjeografia e ishujve
Biogjeografia është shkenca që studion modelet e shpërndarjes së organizmave të gjallë dhe sesi këto modele kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Në këtë këndvështrim biogjeografia e ishujve studion modelet e shpërndarjes dhe evolucionit të organizmave në ishuj, qofshin këta oqeanike (larg brigjve të kontinenteve) apo kontinental (pranë brigjeve të kontinenteve).
Flora dhe fauna ishullore gjithmon ka tërhequr vëmendjen e biogjeografëve dhe biologëve kudo në botë. Biologë të mëdhenj të shëkullit të XIX u intigruan nga bimët dhe kafshët e rralla në këto mjedise gjeografikisht të izoluara. Në një leksion të tij, në 1866, J. D. Hooker thekson karakteristikat kryesore dhe origjinat e florës së ishujve, ndërsa në 1880 A.R. Wallace publikoi librin e tij të titulluar: “Island life or phenomena and causes of insular faunas and floras”.
Endemizmi është një nga dukuritë kryesore që vrojtohet rajone biogjeografike ishullore. Flora dhe fauna e vrojtuar në këto rajone paraqet shkallë të lartë të endemizmit. Për shembull, 45% e zogjve në ishujt Kanarie janë endemike, ndrsa jo më pak se 90% e florës së ishujve Hawaian është endemike. Këta ishuj të fundit konsiderohen si rajonet floristike më të izoluarat në botë.
Gjithashtu mjaft prej specieve në rajonet biogjeografike ishullore përfaqësohen nga organizma relikt. Si të tillë këto organizma gjenden vetëm aty dhe askund tjetër në botë. Kjo është karakteristikë vecanërisht e ishujve që dikur kanë qënë të bashkuara me kontinenetet.
Zhdukja e florës dhe faunës në ishuj përbën një drejtim tjetër të studimeve në biogjeografi.
Teoria e ekulibriumit e biogjeografisë së ishujve
RedaktoProceset e zhdukjes, evoluimit dhe të të imigrimit të organizmvë të gjallë janë proceset bazë të vrojtimit të kësaj teorie. Teoria e ekuilibriumit e studiuesve Robert. H. MacArthur dhe Edward. O. Wilson mbi biogjeografinë e ishujve u publikua fillimisht në 1963 duke marrë në konsideratë vetëm rajonet zoogjeografike të ishujve por ajo u zgjerua në 1967 duke përfshirë dhe bimët.
Sipas kësaj teorie, numri i specieve në një ishull përcaktohet si një ekulibër midis imigrimit të specieve (i cili është funksion i distancës së ishullit nga kontineti) dhe zhdukjes (e cila është funksion i madhësisë së ishullit).
Megjithese kjo teori ka ndeshur në shume kritika, ajo është zbatuar në më shumë sesa rajonet ishullore. Ajo po përshtatet me “rajonet ishullore biologjike” të florës dhe faunës në disa rajone të kontineteve, të tilla si relikte të mbetura te pyjeve të lagëta tropikale apo ishuj të tjerë biologjik si majat e maleve, pellgjet, liqenet, gropave malore etj.
Territoret ishullore do të mbeten në vazhdimësi në qendër të studimeve biogjeografie si laboratorë të rëndësishëm natyrorë
- ^ Robert J. Whittaker, José María Fernández-Palacios, Thomas J. Matthews, Michael K. Borregaard dhe Kostas A. Triantis. Island Biogeography: taking the long view of nature’s laboratories. konsultuar më 08.12.2021
- ^ Thomas S.G.D The dictionary of physical geography. Wiley Blackweell 2016
- ^ Ziu T. BioEkogjeografia, Pegi. 2017
- ^ The theory of island Biogeography, [1]