Bleta
Ky 26 nëntor 2008 nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Bleta është një insekt, racë monofiletike që bën pjesë në superfamiljen Apoidea që tani klasifikohet me emrin Antofilia. Njihen rreth 100.000 lloje bletësh të grupuara në nëntë familje[1]. Bletët gjenden në çdo kontinent, përveç Antarktikut, pra në çdo vend ka insekte dhe lule për polenim.
Bletët | |
---|---|
Bleta (Apis mellifera) duke mbledhur polen. | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Rendi: | |
Nënrendi: | |
Superfamilja: | |
Pa klasifikuar: | Anthophila
|
Familjet | |
Andrenidae | |
Sinonimet | |
Apiformes |
Përshkrimi fizik
RedaktoPesha |
---|
Mbretëresha: 0,23 g Punëtoria: 0,11 g Mashkulli: 0,2 g |
Gjatësia |
Mbretëresha: 20–25 mm Punëtoria: 12–14 mm. Mashkulli: 15–17 mm |
Numuri i Vezëve |
Gjatë gjithë jetës së saj, mbretëresha mund të bëjë rreth 1,5 milionë vezë. |
Faza Larvore |
Mbretëresha: 16 ditë Punëtoria: 21 ditë Mashkulli: 24 ditë |
Madhësia e Kolonisë |
Shkon nga 10000 deri në 70000 bletë |
Dieta Kryesore |
Nektar dhe pjalm që kthehen në mjaltë. |
Jeta Mesatare |
Mbretëresha: deri 7 vite Punëtoria: 5 javë verës;6 muaj dimrit Mashkulli: 2 muaj |
Bletët jetojnë në shoqëri e cila në një zgjua mund të ketë prej 10-70 mijë individë varësisht prej sezonit. Në zgjua dallohen mbretëresha (mëmëza), meshkujt dhe punëtoret të cilat janë me numrin më të madh.
Mbretëresha apo mëmëza, e cila është vetëm një, dallohet prej bletëve të tjera, sepse ka trup më të madh, bark më të gjatë dhe krahë më të shkurtër. Varësisht nga sezoni ajo pjell deri ne 2000 veze, mirëpo mëmat e seleksionuara e arrijn edhe deri ne 3000 numrin e vezëve. Bleta mbretëreshe ka një instinkt i cili e bën te dalloje larvat qe do bëhen blete punëtore, meshkuj apo mbretëresha. Kur ajo e kupton se është gati te linde një mbretëreshe tjetër e mbyt larvën. Meshkujt mbyten në dimër nga bletët punëtore për arsyen se nuk janë te afta te sigurojnë ushqim. Kjo bën qe ata te hane sasinë e mjaltit qe bëjnë bletët.
Bletët punëtore kanë trup më të vogël me ngjyrë pak a shumë të murrme dhe të mbuluar me push. 1 kg mjaltë qe ato prodhojnë çdo 200 dite pune duke grumbulluar nektarin e 800 luleve. Ato bëjnë ushqimin e larvave, ajrosjen e zgjoit dhe punë të tjera. Gjatë verës kur bën shumë nxehtë ato rrahin krahët për të mbajtur të freskët folenë. Edhe bleta trupin e ka të ndarë në kokë, kraharor dhe bark. Kur bleta thumbon, thumbi shkëputet nga trupi me gjëndrën e helmit të ngjitur dhe funksionuese. Thumbi i shkëputur lëshon një aromë që njofton dhe bletët e tjera në nxitje për sulm.
Në kokë ka një palë sy të përbërë dhe tre të thjeshtë të vendosur në majë të kokës, duke formuar një trekëndësh. Sytë e përbërë që janë dy, i shërbejnë per veshtrim në distanca të largët, ndërsa sytë e vegjël i shërbejnë vetëm për shikim nga afër. Në kokë po ashtu gjenden një palë antena. Në gojë gjendet gjuhëza me të cilën ajo mbledh nektarin e luleve. Nektari i mbledhur kalon në gushë ku aty e ruajnë deri ta sjellin në fole për përpunim të mëtutjeshëm. Me këtë mjaltë bletët mbushin hojet, por e përdorin edhe si ushqim gjatë dimrit. Dobitë që sjell bleta janë të shumta. Ato njeriut i japin mjaltin që ka vlerë të madhe ushqimore dhe dyllin. Rëndësia e bletëve është edhe në atë se ato duke fluturuar prej një lule në tjetrën, bëjnë pjalmimin e kryqëzuar të luleve, që ka rëndësi shumë të madhe për krijimin e veçorive të reja të bimëve.
Të ushqyerit
RedaktoUshqimi special i larvës së mëmës i mundëson asaj jetëgjatësinë. Bleta ushqehet me nektarin dhe pjalmin e luleve. Deri në tre javë jetë punëtoret nuk dalin në kërkim të ushqimit, por merren me ndërtimin e hojeve, kujdesen për zgjoin dhe e ruajnë atë.
Çdo bletë magaziniere, ato të dedikuara në mbledhje, mbushin stomakun me nektar dhe kthehen në zgjua, ku ia kalon bletës ushqyese që e punon me mandibulat, duke e nxjerrë në kontakt me ajrin për ta transformuar në mjaltë. Mjalti dhe pjalmi magazinohen në vrima të dyllta ose u jepet larvave si ushqim.
Larvat e reja janë të ushqyera me një produkt me vitamina që quhet "qumësht blete", i njohur dhe me emrin papa reale, i prodhuar nga gjëndrat që ndodhen në kokën e bletëve punëtore. Bletët punëtore me anë të këtij qumështi, që e prodhon vetë trupi i tyre, ushqejnë larvat. Ky lëng, i pasur me proteina, vitamina e sheqer zëvendësohet ditën e tretë nga mjalti dhe pjalmi, të paktën nëse larva nuk është e destinuar të bëhet mbretëreshë. Bleta ndryshe (gjeta) eshte kafshe qe del vetem ne vere.
Sjellja
RedaktoPunëtoret nuk e kërkojnë ushqimin pa kriter, ato gjejnë burimet e nektarit duke punuar në skuadra të organizuara. Bletët punëtore shkëmbejnë midis tyre informacionet duke përdorur një komunikim kompleks, i bazuar në vallëzime të kryera në zgjua. Variacionet mbi modelin e vallëzimit mund të komunikojë distancën, drejtimin dhe kualitetin e burimit të nektarit që ato kanë gjetur. Kur bletët emigrojnë për të krijuar një koloni të re, rojet komunikojnë informacionet mbi burimet në të njëjtën mënyrë; intensiteti i vallëzimit tregon atëherë kualitetin e vendit të ri.
Shtimi
RedaktoVetëm mbretëresha bën të mundur shtimin e bletëve. Ajo depoziton mbi 2000 vezë në ditë, në hoje të bëra nga dylli i punëtoreve. Mbreteresha e rritur del nga zgjoi e ndjekur nga meshkujt. Njëri prej tyre fekondon mbretershën. Pas disa ditesh mbretëresha fillon te bëjë vezë, pas 3 ditësh vezët kthehen në larva me ngjyrë të bardhë në formë krimbi. Mbretëresha prodhon një lëng të fuqishëm ose siç quhet papa reale, që vazhdimisht u kalon punëtoreve dhe kështu edhe të tjerave në zgjua. Kur numri i bletëve arrin një numër kritik, papa reale hollohet në mënyre që të provokojë ndryshim në sjelljen e kolonisë. Punëtoret nisin të krijojnë vrima të gjëra për meshkujt, dhe më të mëdha për mbretëreshat e reja.
Mbretëresha e parë që del kërkon mbretëreshat e tjera dhe i thumbon duke i vrarë në vrimat e tyre. Kjo lë zgjoin për tu çiftëzuar me meshkujt e sapo dalë, duke mbajtur në trup sa më shumë spermë për të fekonduar në kohe miliona vezë. Mbretëresha e re zëvendësohet nga ajo e vjetra në rolin e depozitueses së vezëve dhe kjo e fundit e lë zgjoin në kërkim të një vendi të ri për të bërë folenë, duke marr me vete shumë punëtore. Një bletë ka zhvillim me ndryshime. Në fillim është vezë, pastaj larvë më pas pupë(aty ndodhin ndryshime të mëdha)e më pas bëhet bletë.ky quhet zhvillim me ndryshime. Të vegjlit nuk ngjasojnë me prindërit kur lindin.
Organizimi jetësor
RedaktoMbrojtja dhe sulmi
RedaktoBleta kur do të mbrohet përdor thumbin që e ka poshtë nga organet e jashtëqitjes. Thumbi lëshon një ere që edhe bletët e tjera të nisën për sulm. Një bletë mund të thumboj vetëm një herë dhe pastaj vdes. Bleta mbretëreshe apo mëmëza ka thumb por nuk e përdor. Mbretëresha e përdor thumbin vetëm në rast humbje jete. Ajo pasi e përdor qëndron një dit dhe vdes. Nuk mund te ec me lart se 5 metra.
Polenizimi
RedaktoPolenizim quajmë bartjen e kokrrave te polenit nga anëtarët e thekëve në kresën e pistilit. Zakonisht dallohen dy tipe te polenizimit:
- 1) vetëpolenizimi,
- 2) polenizimi i kryqëzuar.
Prodhimi i mjaltit
RedaktoBletët e bëjnë mjaltin nga nektari i bimëve. Ato ushqehen me të. Më pas nektarin e vendosin nëpër hoje dhe mandej e perpunojnë duke i shtuar edhe materie tjera deri sa te bëhet mjaltë. Një bletë në një vit mjaltë prodhon sa 1/12 e një luge çaji. Imagjinoni sa bletë duhen për të prodhuar mjaltë sa për të gjithë njerëzit.
Ruajtja
RedaktoPër mjaltin, dyllin dhe aftësitë pjalmuese, bleta është me kohë aleate e njeriut, por kjo gjë mund të prishet nga pakujdesia e njeriut. Për shembull, në Australi dhe në Zelandën e Re harabelat e futur aty gjuajnë bletët. Por, gjithashtu dhe bletët mund të jenë të rrezikshme për njeriun. Ekziston një race afrikane që mund të sulmojë pa arsye. Dhe që kanë bërë të mundur formimin e "bletëve vrasëse" kanë qenë disa hibride të racës shtëpiake.
Lloje të afërta
RedaktoEkzistojnë të paktën 25000 lloje të njohura bletësh, shtatë të këtyre të llojit Apis. Përveç asaj perëndimore, A. mellifera, mjaft lloje janë nga lindja, përfshire dhe bletën gjigante lindore, A. dorsata, që realizon një zgjo të vetëm duke e ngjitur mbas një pemë o në sipërfaqe të ndonjë shkëmbi. A. mellifera në botë merr shumë forma të ndryshme. Më e përhapura është bleta italiane, që ka si karakteristikë rripa të verdhë në krahun e gjoksit.
Referimet
Redakto- ^ Danforth, B.N., Sipes, S., Fang, J., Brady, S.G. (2006) The history of early bee diversification based on five genes plus morphology. Proceedings of the National Academy of Sciences 103: 15118-15123. - Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.
- Bletimi sipas metodes Kukleci
- Pcelarstvo za Pocetnike i Gradnja Kosnica
- Pcelarenje Nastavljaqama
- Enciklopedia "Il fantastico mondo degli animali" ©IMP BV/IMP Srl