Blloku i Ri
Është një ndër lagjet ? e Gjakovës.
Kjo lagje njihet si lagjja me e re ne historinë e Gjakovës, e ndërtuar ne një pjesë gati periferike te qytetit. Ajo si një lagje e re, qe është edhe njëra nder lagjet me te mëdha te Gjakovës, karakterizohet me shtepi te ndërtuara ne mënyre te urbanizuar dhe ne mënyre jo shume te ndryshme nga njëra tjetra. Banoret këtu bëjnë një jete te qete gjë qe edhe e karakterizon këtë lagje. Prandaj, edhe ekziston një dëshire e madhe për banim ne këtë pjese te qytetit, e kjo me se miri mund te konstatohet me kërkesat e mëdha për blerje dhe ndërtim te shtëpive në Bllok te Ri. Ajo poashtu ka qene shume e rëndësishme në kohen e lustës të vitit 1999 për shkak se ka qene strehe për një pjese te madhe te qytetit pasiqe, pozita e saj gjeografike i ka lejuar njerëzve te largohen me shpejt drejt nga Gjakova ne rast nevoje. Krejt çka mund te themi ne fund për këtë lagje është se ajo është një lagje tipike për një jete te qete dhe te rehatshme.