Bozhidar Kallmeta

politikan kroat
(Përcjellë nga Božidar Kalmeta)

Bozhidar Kallmeta (15 janar 1958, Zarë, Kroaci) është një politikan i shquar kroat me prejardhje shqiptare.[1]

Bozhidar Kallmeta

Biografia

Redakto

Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Zarë. Në vitin 1982 diplomoi në Fakultetin e Agronomisë të Universitetit të Zagrebit. Pas diplomimit, në vitin 1983 është punësuar në Ndërmarrjen "Maraska" të Zarës ku ka punuar si teknolog dhe shef i prodhimit deri në vitin 1992. Ishte vullnetar në Luftën Çlirimtare të Kroacisë.[2] Nga viti 1994 e deri në vitin 2003 ishte kryetar i qytetit bregdetar të Zarës. Ishte edhe anëtar i Parlamentit Kroat si dhe ministër në Qeverinë Kroate.[3]

Referime

Redakto
  1. ^ Bisedë me arbëreshin nga Zara që në Shkup ndihet si në shtëpinë e tij Arkivuar 8 dhjetor 2015 tek Wayback Machine 1.12.2015. http://lajmpress.com/ Arkivuar 4 korrik 2016 tek Wayback Machine 1.07.2016.
  2. ^ Biografia e Bozhidar Kallmetës (Kroatisht) Arkivuar 29 dhjetor 2014 tek Wayback Machine www.vecernji.hr, 3.07.2016
  3. ^ Bozhidar Kalmeta - Biografia në gjuhën angleze 1.07.2016.