Bodil Katharine Biørn

misionare fetare

Bodil Katharine Biørn ( lindur në 27 maj 1871-22 qershor 1960), e njohur ndryshe si Nënë Katerina, ishte një misionare fetare norvegjeze.

Bodil Biørn

Biografia Redakto

Ajo lindi në 27 janar 1871 në Kragerø, Norvegji në një familje të një pronari të pasur anijesh. Në 1905, pasi studioi infermieriGjermani, ajo u dërgua në kuadër të “Organizatës së Grave Misionare” në Perandorinë Osmane ku dhe punoi si infermiere misionare në Mezereh, në provincën e Kharberd dhe më vonë në Mush, në Perandorinë Osmane. Në bashkëpunim me misionarët gjermanë ajo hapi shkolla, jetimore dhe klinika mjekësore. Një dëshmitare e gjenocidit armen, së bashku me kolegët e saj ajo shpëtoi jetët e shumë grave dhe fëmijëve të pastrehë. Përmes mediumit të fotografisë dhe ditarit të saj, ajo rrëfeu për ngjarjet tragjike që kishte parë. Në Lindjen e Mesme, Biørn u përkujdes për jetimët armenë në Siri, Armeni dhe Turqi. Në 1922 ajo themeloi një jetimore me emrin “Lusaghbyur” në Alexandropol, në Armeninë e Bashkimit Sovjetik. Më pas ajo vijoi të ndihmonte refugjatët armenë në Siri dhe Lebanon. Ajo vdiq në Oslo, në 22 qershor 1960.