Boushra Almutawakel

fotografe jemenase

Boushra Y. Almutawakel[1] (lindur më 1969)[2] është një fotografe jemenase.[3] Puna e saj ka të bëjë me perceptimin ndërkombëtar të arabëve dhe myslimanëve dhe përqendrohet në veçanti në perceptimin ndërkombëtar të çështjeve të gjinisë dhe përfaqësimit të grave myslimane/arabe dhe veshjeve të tyre.[4][5][6]

Jeta e hershme dhe personale

Redakto

Almutawakel ka lindur në vitin 1969 në Sana'a,Yemen, dhe që nga viti 2013 jeton në Paris. Ajo jeton në Neuilly me burrin e saj dhe katër vajzat e tyre.

Puna dhe karriera

Redakto

Almutawakel jetonte në Shtetet e Bashkuara në kohën e sulmeve të 11 shtatorit, gjë që e detyroi atë të përqendrohej në perceptimet pozitive dhe negative për arabët dhe muslimanët. Ajo duke u bazuar në një nga thëniet e shkrimtarit egjiptian Nawal El Saadawi që thot "gratë që mbajn hixhab ose niqab janë të njëjt me gratë që bëjn make-up që të fshehnin identitetet e tyre të vërteta", dhe u mundua të interpretoj idetë e Saadawi përmes fotografisë. "Seritë e hixhabit " eksploron perceptimet për gratë në veçanti, dhe përfshin fotografi të kukullave "Fulla", që ështe një lodër e ngjashme me kukullat Barbie, të tregtuara për fëmijët muslimanë. Puna e Almutawakel gjithashtu shqyrton mënyrat se si gratë jemenase kanë mbuluar trupat e tyre historikisht por edhe në ditët e sotme.[4] Duke diskutuar për veshjen dhe niqab-in, Almutawakel ka thënë: "Unë dua të jem e kujdesshme dhe të mos paraqes imazhe negative dhe stereotipike rreth hixhabit siç është e paraqitur zakonisht në mediat perëndimore. Veçanërisht nocioni se shumica, ose të gjitha gratë që mbajnë hixhab janë të dobëta, të shtypura dhe injorante."[5] Një tjetër projekt përshkruan gratë e veshura me veshje tradicionale të meshkujve; Almutawakel shpjegon se "veshjet tradicionale të meshkujve janë shumë të ngjashme me veshjet e grave, të gjata, të lirshme, modeste dhe shpesh me një mbulesë koke. Fokusi i mediave perëndimore është gjithmonë mënyra se si vishen gratë, prandaj vendosa që ta sfidoj këtë ide."[6]

Ajo ka punuar si fotograf për Këshillin Britanik, CARE dhe Kombet e Bashkuara; dhe gjithashtu punoi për ambasadën e Jemenit në Uashington, D.C. si këshilltare për çështjet kulturore dhe për Ministrinë e të Drejtave të Njeriut në Yemen, duke u fokusuar në çështjet e grave. [1]

Në vitin 2018 ajo u rendit si një prej 100 femra të BBC-së (BBC's 100 Women).[7]

Referime

Redakto
  1. ^ a b "The hijab / veil series" (në anglisht). International Museum of Women. Arkivuar nga origjinali më 2015-04-13. Marrë më 7 prill 2015.
  2. ^ "Boushra Almutawakel, Strata, 2008" (në anglisht). School of Oriental and African Studies. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2016. Marrë më 18 qershor 2012.
  3. ^ Espinosa, Ángeles (4 janar 2012). "La revolución ha inspirado a artistas. A mí me bloquea". El País (në spanjisht). Marrë më 18 qershor 2012.
  4. ^ a b Alviso-Marino, Anahi (tetor 2010). "Boushra Almutawakel". Nafas Art Magazine (në anglisht). Marrë më 18 qershor 2012.
  5. ^ a b Denis, Daphnee (29 nëntor 2012). "Unveiling an Arab Woman's Experience With a Headscarf". Slate (në anglisht). Marrë më 7 prill 2015.
  6. ^ a b "Challenging the norm". The Economist (në anglisht). 16 gusht 2012. Marrë më 7 prill 2015.
  7. ^ "BBC 100 Women 2018: Who is on the list?". BBC News (në anglishte britanike). 2018-11-19. Marrë më 2018-11-21.