Nikabi
Nikab/Perqja (arab نقاب Niqab) apo peqe është fjalë turke e cila përdoret edhe tek në, është një veshje tradicionale të cilën e përdorin gratë myslimane[1].
Historia
RedaktoNikabi ka prejardhjen nga siujdhesa Arabe, bartej si nga grat ashtu edhe nga burrat dhe shërbente si mbrojtje kundër erërave të shumta ranore.
Nikabi i zi i cili bartet edhe sot nga gratë në botën Islame nuk është veshje tradicionale Islame. Kjo veshje filloi me ardhjen e Sulltan Abdylhamitit të II diku në fund të shekullit të 19.
Mënyra e bartjes
RedaktoNë mënyrë që nikabi mos të rrshas nga koka përdoret një llojë peri (tojë) apo shirit i cili pështjellët në pjesën e mbrendshme të shamisë në mënyrë që mos të duket dhe lidhet mbrapa koke. Kështu nikabi lidhet mbi sy dhe nën mjekër nga të dy skajet ku asht vendosë shiriti.
Përhapja
RedaktoNikabi bartet kryesisht në siujdhesës Arabe. Bartet edhe në vendet si Iraku Siria Jordani Egjipt etj.
Në Turqi vërehet një ndryshim pas revolucionit të vitit 1908, gratë bartin një qarshaf, e shpesh herë i kombinuar me bartje të Evropës perëndimore.
Format e Nikabit
RedaktoNikabi është një shami jo e tejdukshme që mundë të jetë prej mëndafshi pambuku apo materiale tjera. Vendoset në atë mënyrë që të mbulojë fytyrë përpos syve. Ka edhe të atillë që janë me dy vrima.