Brigel Gjoka është një artist me dhunti të shumta dhe balerin aktual i “The Forsythe Company” me qëndër në Gjermani.Pas karrierës së tij në Shqipëri dhe Francë ka kërcyer me kompani të përkohshme në Bolonja, Strasburg dhe Mainz përpara se ti bashkohej Teatrit “Netherland Dance”. Nga viti 2011 është pjesë e “The Forsythe Company” ku ai ka bashkëpunuar në krijime të reja, përveç se ka kërcyer një gamë të gjerë të repertorit të William Forsythe. Nga 2008 po zhvillon veprimtarinë e tij për të cilën shpesh ka kompozuar muzikën duke ndjekur pamjet vizive. Ai ka ekspozuar punën e tij në Francë, Gjermani, Malajzi nën kujdesin e Institutit Goethe dhe në Itali ku ka marr çmimin e Gazetës së Dancit si Koreografi më i mirë i vitit pas krijimit të të SWTH me Maggio Danza.