Buenos Aires është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Argjentinës dhe zona e dytë më e madhe metropolitane në Amerikën e Jugut. Ai ndodhet në bregun perëndimor të grykëderdhjes së Río de la Plata, në bregdetin juglindor të kontinentit.

Buenos Aires
Nofkat: 
La París de Sudamérica ("Parisi i Amerikës së Jugut")
Popullsia
 • Gjithsej(2.010) 2,890,150
Faqja zyrtarewww.buenosaires.gob.ar

Qyteti i Buenos Aires nuk është pjesë e Provincës Buenos Aires dhe as kryeqyteti i kësaj province. Ai është një distrikt autonom. Në 1880, pas dekadash lufte politike, Buenos Aires u federalizua dhe u shkëput nga Provinca Buenos Aires. Kufijtë e qytetit u zgjeruan duke përfshirë qytetet Belgrano dhe Flores. Amendamenti kushtetues i vitit 1994 i dha autonominë qytetit dhe emrin e tij zyrtar: Ciudad Autonoma de Buenos Aires (Qyteti Autonom i Buenos Aires). Qytetarët e tij për herë të parë zgjodhën shefin i Qeverisë (dmth kryetarin) në vitin 1996. Më parë kryetari i bashkisë emërohej drejtpërdrejt nga Presidenti i Republikës.

Ekonomia

Redakto

Buenos Aires është qendra politike, financiare, industriale, tregëtare, dhe kulturore e Argjentinës. Porti e tij është një nga më të mëdhenjtë në Amerikën e Jugut. Lumenj të lundrueshëm lidhin portin me veri-lindjen e Argjentinës, Brazilin, Uruguajin dhe Paraguajin. Si rezultat, ai shërben si qendër e shpërndarjes për një zonë të madhe të rajonit jug-lindor të kontinentit. Mbledhja e taksave që lidhen me portin ka shkaktuar probleme të shumta politike në të kaluarën.

Ekonomia në qytet, e matur sipas Produktit Gjeografik Bruto (përshtatur për fuqinë blerëse), arriti në 84,7 miliard dollarë (34.200 dollarë për frymë) në vitin 2011 dhe përbën gati një të katërtën e Argjentina-së në tërësi. Indeksi i Zhvillimit Njerëzor i Buenos Airesit (0,923 në vitin 1998) është gjithashtu i lartë sipas standardeve ndërkombëtare.

Sektori i shërbimeve të qytetit është i larmishëm dhe i zhvilluar sipas standardeve ndërkombëtare, dhe përfshin 76% të ekonomisë së tij (krahasuar me 59% për të gjithë Argjentinën). Reklamimi, në veçanti, luan një rol të rëndësishëm në eksportin e shërbimeve në vend dhe jashtë vendit. Sektorët e shërbimeve financiare dhe tregut të pronës janë më të mëdhenjtë dhe përbën 31% të ekonomisë së qytetit.

Kultura

Redakto

Politika

Redakto

Shiko edhe këtë

Redakto

Referimet

Redakto


Lidhje të jashtme

Redakto