Bujar Plloshtani
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Bujar Plloshtani, poet dhe eseist
Lindi më 18 Dhjetor 1983 në qytetin e Tetovës.
Ka kryer studimet për Drejtësi në Universitetin e Evropës Juglindore.
Ka punuar në Organizatën SAATCHI, sektori i intervistave, në Shkup
Në Tetor 2007, themelon Shoqatën e artistëve «Pushkin» dhe zgjedhet kryetar i saj.
Në cilësinë e anëtarit të Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë të Maqedonisë merr pjesë në Ekspozitën e Friedrich Schiler. (Jeta dhe Vepra në kohë e shkrimtarit gjerman).
Më 2010, emërohet anëtar i Shoqatës së Poetëve të Japonisë,
Është Anëtar i Dhomës së Festivalit të poezisë Ura-Poetike: «AMA-HASHI», Kyoto, Japoni.
«Duet of Azure» është libri ku poezitë e tij janë përkthyer në gjuhën angleze dhe japoneze nga JUNPA BOOKS, Japoni.
Është fitues i Festivalit Letrar për të Rinj «Tirana 2016» - Edicioni II Çmimi i Parë i Jurisë për esenë «Mbi ekzistencializmin».
Ka marrë pjesë në Festivale letrare në shkallë vendi dhe jashtë.
Ka qenë anëtar i Komisionit Shtetëror për dhënien e Çmimit Shtetëror «Mito Haxhi Vasilev Jasmin» për publicistikë dhe gazetari, ndërsa për motive politike shkarkohet.
Komuna e Tetovës në kuadër të manifestimit «Tetova Feston Nëntorin - 2019» ndan Çmimin e II-të me motivacionin për krijim më të mirë prozë.
Redaktor në «Klosi News».
Botimet:
«Nga regjia e shpirtit» - poezi (2007);
«Traktati mbi arsyen e mendimit» - letra filozofike (2009);
«Mbi arsyen e fjalës» - poezi (2010).
«Etikë dhe Politikë» - filozofi politike (2018)
«Duet of Azure» – poezi e përkthyer në anglisht dhe japonisht (2018)
«Filozofia e fjalës» - poezi (2020)