Burimet e sheriatit
All-llahu xh.sh. ia zbriti Kur`anin Muhammedit a.s. që t`i tregojë gjithë njerëzimit për përgjegjësinë që do ta kenë para madhërisë së Tij. "Ai që ia shpalli Furkanin (Kur`anin, dallues të së vërtetës nga e pa vërteta) robit të vetë (Muhammedit) që të bëhet pejgamer i botës është i madhëruar" (ajeti/1 El-Furkan). Në ajetin tjetër thuhet: "Ne nuk të dërguam ty ndryshe se për të gjithë njerëzit, mëshirdhënës dhe tërheqës i vërejtjes, por shumica e njerëzve nuk e dinë" (ajeti/28 Es-Sebe).
Ndarja e Burimeve të Sheriatit
RedaktoNë të drejtën e Sheriatit islam ekzistojnë disa burime kryesore që mund të bazohemi në to për çdo çështje që i përket Fesë Islame, disa nga këto burime janë kryesore ndërsa disa janë dytësore. Po edhe burimet kryesore nuk janë të një rangu sepse disa prej tyre siç theksojnë juristët islam kanë më shumë përparësi se tjerat. Burimet e Sheriatit islam janë të renditura sipas vlerës dhe rëndësisë së tyre juridike : tradicionale dhe logjike.
- Tradicionale janë :
- Kur’ani
- Sunneti
- Konsensusi i Komunitetit Myslimanë
- Konsensusi i katër halifëve-udhëheqësve të parë.
- Thëniet e sehabëve.
- Konsensusi i Dijetarëve të Medinës dhe Kufës.
- Traditat-zakonet që nuk bien ndesh me Kur’anin dhe Sunnetin.
- Legjislacionet hyjnore para periudhës kur’anore që përkojnë me ato islame.
- Logjike janë :
- Analogjia
- Rezonimi Juridik i bazuar në gjendjen e mëhershme për vazhdimësi.
- Preferencat e Rezonimit Juridik.
- Rezonimi Juridik i bazuar në Interesat e Përgjithshme.
- Preventivat të cilat e pengojnë veprimin e së ndaluarës.
Burimet kryesore të sheriatit
Redakto- Artikulli kryesor: Kur'ani - burimi i sheriatit
KUR`ANI: ky është burimi kryesor i mësimit islam. Kur`ani përmban dispozita hyjnore të shpallura njerëzimit përmes të Dërguarit të Tij, Muhammedit a.s. Kur`ani paraqet një kushtetutë, në të cilën përmblidhen parimet themelore të besimit, moralit, rregullave jetësore, drejtësisë…etj. Kur`ani është dhe do të mbetet baza dhe burimi kryesor i të gjitha mësimeve të Sheriatit islam.
- Artikulli kryesor: Sunneti - burimi i sheriatit
SUNNETI: ky është burimi i dytë me radhë i Sheriatit islam. Me këtë nënkuptojmë thëniet, pëlqimet, heshtjet dhe ndalimet e Muhammedit a.s. "Përmbahuni sunnetit tim," thotë Muhammedi a.s. Për t`u besuar thënieve të tij deklarohet Muhammedi a.s. duke thënë "E gjithë ajo që është në përputhje me Kur`anin (nga fjalët e mia) pranojeni, sepse ajo vjen prej meje kurse ajo që është në kundërshtim me Librin e Zotit largojeni".
- Artikulli kryesor: Ixhmaul Umeti - burimi i sheriatit
IXHMAUL UMETI : pajtimi i shumicës së juristëve islamë rreth ndonjë çështjeje. Ky është burimi i tretë i Sheriatit islam. Për dhënien e mendimit për ndonjë çështjeje fetare apo juridike në rang të parë janë shokët e Pejgamerit a.s. mandaj nxënësit e tyre, pas tyre nxënësit e nxënësve dhe më në fund edhe të gjithë dijetarët islam, që bazohen në Kur`anin dhe hadithet e pejgamberit a.s. Institucioni i këtij burimi vërtetohet me Kur`an ku thuhet "Nga ju le të jenë një grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja" (En-Nisa ajeti/104). Në një hadith thuhet "Përmbahuni sunnetit tim dhe sunnetit të pasardhësve të mi".
- Artikulli kryesor: Kijasi - burimi i sheriatit
KIJASI : rregulla të nxjerra në bazë të analogjisë. Burim i katërt me radhë i Sheriatit Islam është Kijasi me këtë nënkuptojmë ato zgjedhje të cilat në bazë të analogjisë juristët islamë i kanë nxjerrë prej normave juridike ekzistuese. Me këtë veprim mund të zgjidhen çështjet konkrete në mënyrë të shpejtë dhe të suksesshme, ato çështje për të cilat nuk ekzistojnë norma të prera në burimet e lartpërmendura. Këto ishin burimet kryesore të Sheriatit islam. Ekzistojnë edhe disa burime tjera, por ato janë sekondare p.sh. Istihsan (që mendohet se është e pëlqyer), Istislah (që mendohet se është në dobi), Bidatet (traditat e mira) etj.
Shiko dhe këtë
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Qendra Islamike Kulturore Shqiptare
- AlbIslam.com - Metodat e Sheriatit për realizim e qëllimeve të tij
إسلام | Ky artikull nga Feja Islame është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |