Burimet e ujërave termale të Biljat
Burimet e ujërave termale të Biljat pranë Fushë-Krujës, këto janë burime termale, të cilët ndodhen më pranë kryeqytetit. Ato gjenden në rrugën nacionale Vorë - Fushë Krujë në fshatin Bilaj, pranë urës së Gjolës. Burimet e këtyre ujërave termalë dalin nga depozitimet e luginës së Ishmit. Janë ujëra të pasura sulfurore me lëndë minerale si: Ca, Na, K, Fe, Mg etj. Temperatura e ujërave është 55 gradë C. Këto të fundit kanë efekte kurative mbi probleme të remautizmës, lëkurës dhe sistemit nervor. Duhet të përmendim se këtu është ngritur një qendër e re dhe bashkëkohore rehabilitimi, e quajtur "Qëndra Kurative Ibrahim Kupi". Kjo qendër ofron shërbimet e akomodimit, ushqimit, shërbimin e specializuar të stafit mjekësor etj.