Busha ilire (Bos Brahiceros Europeus) është një lloj i vogël vendas (autokton) i gjedhëve me disa nënlloje të gjetura në të gjithë pjesën jugperëndimore të Gadishullit Ballkanik. Busha ilire i takon grupit të kafshëve brishkurtër (shorthorn). [1]

Busha
Busha
Bushat e Lumbardhit

Kultivimi

Redakto

Busha ilire kultivohet në mënyrë primitive dhe në kushte të vështira të strehimit duke u furnizuar edhe me ushqim jo cilësor. Periudhën më të gjatë të vitit (pranverë-vjeshtë) Busha e kalon në kullosa malore pa ndonjë shtesë tjetër të ushqimeve të koncentruara, kurse ushqimi dimëror përbëhet nga kashta, talla, pak sanë dhe sasi të vogla të ushqimeve të koncentruara. [2] [3] Sipas të dhënave nga viti 1984, rreth 20% e populacionit të përgjithshëm të gjedheve në Jugosllavi i takonin racës Busha ilire.[1]

Varësisht nga vendi ku kultivohet më konkretisht ekzisojnë këto nëntipe të Bushës ilire:

Kosovë mbarështohen dy tipe të Bushës:

  • Busha ilire e Sharrit, dhe
  • Busha ilire e Dukagjinit.[1] [4]

Nisur nga ngjyra e qimeve të Bushës, atëher mund të vërejmë këto nënlloje të tij:

  • Busha ilire e kuqe
  • Busha ilire e zezë
  • Busha ilire ngjyrë hiri.[4]

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b c d Porter, Valerie; Alderson, Lawrence; Hall, Stephen J. G.; Sponenberg, D. Phillip (2016). Mason's World Encyclopedia of Livestock Breeds and Breeding. CABI. fq. 145, 204 - 205. ISBN 9781845934668. Marrë më 23 shtator 2017. {{cite encyclopedia}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri |work= është injoruar (Ndihmë!)
  2. ^ Raca autoktone Busha – po vazhdon mbijetesën
  3. ^ "Fermerët shtojnë racat cilësore të gjedheve". Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2020. Marrë më 23 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b c Raca Busha (Bujqësia (RKS)[lidhje e vdekur]