C++' (shqiptuar si cee plus plus, (anglisht: s|iː|_|p|l|ʌ|s|_|p|l|ʌ|s) është një gjuhë programuese me qëllime të përgjithshme. C++ ka programim imperativ, Programim të orientuar në objekte dhe programim gjenerik.

C++
Usual file extensions.cc .cpp .cxx .C .c++ .h .hh .hpp .hxx .h++
ParadigmaMulti paradigmë: programim procedural, programim funksional, Programim të orientuar në objekte, Programim gjenerike[1]
Viti i paraqitjes1983; 41 vite më parë (1983)
DizajnuesBjarne Stroustrup
Disiplina e shkrimitStatike, nominative, nxjerrur pjesërisht, strukturale
Implementimet madhoreStampa:Nowraplinks
Ndikoi nëPerl, LPC, Lua, Pike, Ada 95, Java, PHP, D, C99, C#,[2] Falcon, Seed7
SOplatformë kryqëzuese (multi-platformë)
Faqjaisocpp.org
Wikibooks logo C++ Programming at Wikibooks

Kjo gjuhë është e dizajnuar të përkrahë programimin e sistemeve, me performancë, efiçiencë dhe fleksibilitet. C++ po ashtu ka gjetur praktikë edhe në kontekste tjera, duke përfshirë aplikacionet e desktopit, serverat, aplikacionet që kërkojnë performancë të shtuar dhe programe argëtuese.[3] C++ ështe një gjuhë e kompiluar me implementime të saj në disa platforma.

C++ është e standartizuar nga Organizata Ndërkombëtare për standartizim(ISO), me verzionin më të fundit të publikuar nga Organizata Ndërkombëtare për standartizim në dhjetor të vitit 2014 si ISO/IEC 14882:2014. Gjuha programuese C++ ka qenë e standartizuar paraprakisht në vitin 1998 si ISO/IEC 14882:1998. Para këtij standartizimi, C++ është zhvilluar nga Bjarne Stroustrup në Laboratoret e Bell, duke filluar nga 1979, i cili kishte për qëllim të krijojë një gjuhë fleksibile dhe efiçiente(sikurse gjuha C), e cila poashtu përmban vetitë e reja të organizimit të programit.

Shumë gjuhë programuese janë influencuar nga gjuha C++, duke përfshirë gjuhët C#, Java, dhe verzionet më të reja të gjuhës C (pas 1998).

Historia

Redakto
 
Bjarne Stroustrup, Krijues i C++

Bjarne Stroustrup, është një ushkencëtar danez i kompjuterikës. Ai filloi punën me paraardhësin e e Gjuha C, C++, në vitin 1979.[4] Motivi për të krijuar një gjuhë të re programuese lindi nga eksperienca e Stroustup-it mbi tezën e tij për doktoraturë. Stroustrup gjeti që Simula ka veçori që ishin ndihmesë për zhvillimin softuerik, mirëpo gjuha ishte shumë e ngadalshme për përdorim praktik, përderisa BCPL ishte e shpejtë por e nivelit shumë të ulët për zhvillim softuerik. Duke u bazuar në eksperiencën e tij të doktoraturës, Stroustrup vendosi të avancojë gjuhën C me veçori të gjuhës Simula.[5] Ai zgjodhi gjuhen C sepse ishte gjuhë me qëllim të përgjithshëm, e shpejtë dhe shumë e përdorur. Përpos ndikimit të gjuhëve C dhe Simula, gjuhë të tjera kanë ndikuar në C++, duke përfshirë ALGOL 68, Ada, CLU dhe ML.

Në vitin 1983, është riemëruar nga C me Klasa në C++ (++ kishte kuptimin e operacionit të inkrementimit në C). Veti të reja u shtuan, duke përfshirë funksionet virtuale, emri i funksionit,mbingarkimi i operatorëve, referencat, konstantet dhe poashtu zhvillimi i një kompajlleri për gjuhën C++, Cfront.

Referime

Redakto
  1. ^ Stroustrup, Bjarne (1997). "1". The C++ Programming Language (bot. Third). ISBN 0-201-88954-4. OCLC 59193992. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Naugler, David (maj 2007). "C# 2.0 for C++ and Java programmer: conference workshop". Journal of Computing Sciences in Colleges. 22 (5). Although C# has been strongly influenced by Java it has also been strongly influenced by C++ and is best viewed as a descendant of both C++ and Java. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Stroustrup, Bjarne (17 shkurt 2014). "C++ Applications". stroustrup.com. Marrë më 5 maj 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Stroustrup, Bjarne (7 mars 2010). "Bjarne Stroustrup's FAQ: When was C++ invented?". stroustrup.com. Arkivuar nga origjinali më 6 shkurt 2016. Marrë më 16 shtator 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Stroustrup, Bjarne. "Evolving a language in and for the real world: C++ 1991-2006" (PDF). {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lexime të mëtutjeshme

Redakto