Cel Shaban Gjonbalaj
Cel Shaban Gjonbalaj (1830-1879) ishte një komandant shqiptar i forcave shqiptare të Lidhjes së Prizrenit në vitin 1879. I lindur dhe rritur në Rugovë, Shabani luftoi me Jakup Ferrin në Betejën e Novšiçes kundër aneksimit malazez të zonës Plav-Gusinje në vitin 1879. Ai ishte një Malësor. Si djalë i ri, ai jetoi në Nikshiq dhe luftonte një malazez të quajtur Uros. Ai doli si fitimtar dhe, siç ishin zakonet e kohës, Shabani preu kokën e ushtarit dhe e çoi me vete. Në moshën 22-vjeçare, Shabani iu dha një medalje për veprimet e tij heroike. Shabani luftonte gjithë jetën e tij kundër forcave malazeze të Marko Miljanov dhe vdiq në Betejen e Nokshiqit më 1879.[1][2]