Centrali dhe Mulliri Elektrik (Gjilan)

Centrali dhe Mulliri ElektrikGjilan edhe mes dy luftërave botërore, qyteti nuk kishte ndonjë industri të zhvilluar. Termocentrali (Centrali Elektrik), i cili punonte me dru, ndodhej në jug të qytetit në Lagjen Derëmahallë, në hapësirën e furrës së tanishme të bukës Kualiteti, i ndërtuar më 1932, nga Tanasko Arsiqi dhe djemtë e tij : Todor, David dhe Marko. Termocentrali ishte me kapacitet të vogël, forcë motorike prej 20 kW, (55kF). Në kuadër të elektranës punonte edhe mulliri automatik (tani depo e Kualitetit), i ndërtuar më 1938, nga pronarët e centralit elektrik vëllezërit Arsiq, më 1938, me kapacitet prej 8.000 kg miell në ditë, synonte të furnizonte Gjilanin, Ferizajin dhe Bujanocin me miell. Me ndërtimin e Kombinatit të Duhanit në Gjilan, më 1947, pjesa më e madhe e rrymës shkonte në të dhe kjo bëri që shumë shtëpi mbetën në terr. Më 1951, centralit iu shtua një objekt i montuar nën udhëheqjen e Matija Samek, kurse objektit iu shtua edhe një kat. Mulliri elektrik ka vazhduar të punojë në objektin e tij, deri kur është djegur më 1975. Tani ky objekt shërben si depo për vendosjen e prodhimeve të furrës së bukës KualitetiGjilan.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ Selmani, Aliriza (2015). Gjilani Qendër e Anamoravës. Gjilan: Pika 5A. ISBN 978-9951-621-04-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)