Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Cezar Ivănescu (6.08.1941–24.04.2008) Cezar Ivănescu, djali i dytë i Ksanthipi dhe Dumitru Ivănescu-t, lindi më 6 gusht të vitit 1941 në qytetin Bîrlad. Nëna e tij, Ksanthipi (mbiemri i vajzërisë Naumi, 1903-1963), me origjinë nga Korça, kishte gjuhë amtare shqipen dhe ishte shtëpijake, ndërsa babai i tij, Dumitru (1914-1994), ishte veteriner dhe ushtarak, i graduar më vonë me gradën e kapitenit në rezervë. Gjatë gjithë kohës, Cezar Ivănescu ka deklaruar se ai ka origjinë shqiptare nga nëna e tij, duke deklaruar, gjithashtu, se: „(...) nga shqiptarët kam marrë guximin dhe nga rumunët fuqinë për të duruar”. 1963 Më 18 prill martohet me kolegen e tij të grupit Maria. Ishte një përkthyese e shquar nga dhe në frëngjisht, duke nënshkruar vetëm ose në bashkëpunim me Cezar Ivănescu-n. Ka përkthyer mbi 150 libra nga autorë të mëdhenj përfshirë L.F. Céline, Mircea Eliade, René Guénon, Blaise Pascal, Marin Preda dhe të tjerë. Vdes Ksanthipi Ivănescu, nëna e poetit. 1968 U diplomua për filologji. Debutoi me vëllimin – Rod (Fryt), Bukuresht. 1969 Debutoi në teatër, me shfaqjen Drama e Vogël, e cila luhet në Teatrin „Al. Davila” në Pitești. Merr çmimin për dramaturgji nga revista Argeș. 1971 Fillon shfaqjet muzikore dhe poetike, me orkestrën e tij të quajtur „Baaad”. Personaliteti i tij i pazakonshëm bie në sy përmes këtyre manifestimeve. Ai krijoi muzikë dhe këndoi tekstet e tij, por edhe poezi nga Pindar, Rutebeuf, François Villon, Lorenzo de Medici, Baudelaire, Edgar Allan Poe, Henri de Regnier, Eminescu dhe Bacovia. 1971-1974 punon si profesionist i pavarur. 1973 Për tre javë, ai bën vizitën e tij të parë në Shqipëri, dërguar nga Lidhja e Shkrimtarëve e Rumanisë, i sho­qëruar nga prozatori Augustin Buzura. Pas kthimit nga Rumania, do të deklarojë, ndër të tjera: „Në Korçë, do të përmbushja detyrën time për të parë tokën e nënës sime.“ (Cezar Ivănescu, Rumania Letrare, 1973). Përktheu dhe botoi poezi të Migjenit, Ismail Kadaresë, Fatos Arapit. 1977 Botohet Rod IV, Shtëpia Botuese Cartea Românească. 1979 Në Shtëpinë Botuese Cartea Românească botohet vëllimi La Baaad. Botohet vëllimi me poezi Muzeon në Shtëpinë Botuese Eminescu, Bukuresht. 1980 Përkthen nga frëngjishtja, së bashku me Maria Ivanescu, librin e Mircea Eliade; De la Zalmoxis la Genghis-han (Nga Zalmoxis tek Genghis-han), i cili botohet në Shtëpinë Botuese Shkencore dhe Enciklopedike. 1982 Botohet vëllimi antologjik Fragmente din Muzeon (Frag­mente nga Muzeu). 1983 Del vëllimi Doina në Shtëpinë Botuese Cartea Româ­nească. Me këtë vëllim poetik poeti fiton dy çmime: Çmimin Special të revistës Luceafarul I dhe Çmimin e madh të Poezisë „Mihai Eminescu” të Akademisë Rumune. 1985 Botohet antologjia Rod si dhe përzgjedhja Poezitë më të bukura. I jepet Çmimi „Mihai Eminescu” i Akademisë Rumune për poezi 1986 Cezar Ivanescu vendoset së bashku me bashkëshorten e tij, Maria Ivanescu, në shtëpinë e ndodhur në rrugën Silvestru nr. 50 ku do të jetonte deri në fund të jetës së tij (1986-2008). 1987 Boton vëllimin e dytë të serisë Doina, botuar në Shtëpinë Botuese Cartea Românească. 1990 Themelon revistën Euchronia. 1993-1995 Ështrë drejtor i Shtëpisë Botuese Gaudeamus dhe i Shtëpisë Botuese Euchronia, të dyja në Iași. 1994 Del vëllimi me poema Sutrele muțeniei (Sutret e meme­cërisë), me një parathënie nga Petru Creția. 1995 Boton në Shtëpinë Botuese Helicon të Timishoarës Jeu d’Amour dhe Doina, nga koleksoni „Liliput”. I jepet Çmimi i Netëve të Poezisë të zhvilluar në Vânători-Neamț për veprën Omnia. 1995-1996 Bëhet drejtor i Shtëpisë Botuese Euchroni në qytetin e Jashit. 1996 Del vëllimi në prozë Pentru Marin Preda (Për Marin Preda-n), Shtëpia Botuese Timpul, Jash. Del vëllimi me poezi i titulluar La Baaad në kuadër të kolek­sionit „poetë rumunë bashkëkohorë”, Shtëpia Botuese Eminescu. Botohet në qytetin Oradea antologjia poetike dygjuhëshe „Rod/Seed Time and Harvest, përkthimi në anglisht nga Maria Sîrbu. Merr çmimin „Frontiera Poesis” për librin Omnia. Publikon vëllimin me poezi Rosarium në Shtëpinë Botuese Editura Helicon në qytetin e Timishorës, pjesë e koleksionit „Liliput“, për të cilin merr çmimin special të Sallonit të Librit, zhvilluar në qytetin e Oradeas. 1997 Botohet libri, Timpul asasinilor, në bashkëpunim me Stela Covaci. Botohet një antologji poezish në vargje të bardha me titull Rod, në kolek­sionin „Liliput“, në Shtëpinë Botuese Helicon. 1998 Botohet vëllimi poetik Poema (Shtëpia Botuese Crater, Bukuresht) 1999 I jepet titulli qytetar nderi i Bashkisë Bîrlad. 2000 Më 15 janar, në Botoshani, iu dha Çmimi Kombëtar i Poezisë „Mihai Eminescu“ I jepet titulli qytetar nderi i Botoshanit. Boton vëllimin Doina (Ati im Rusia). Vargje, Shtëpia Botuese Junimea, Iași, në koleksionin „Evantai“. Merr drejtimin e Shtëpisë Botuese Junimea në Iași Botohet në Shtëpinë Botuese Cartier, në Koleksionin Poesis, Vepra Poetike, në 2 vëllime. I jepet nga Presidenca e Rumanisë Urdhri Kombëtar „Ylli i Rumanisë“ në gradën Komandant, për merita të veçanta artistike dhe për promovimin e kulturës. I jepet Çmimi i Lidhjes së Shkrimtarëve të Repu­blikës së Moldavisë për Veprën Omnia. 2004 Merr Çmimin e Madh të Festivalit Ndërkombëtar „Netët e Poezisë në Curtea de Argeș“. 2007 Botohet vëllimi poetik Lojë Dashurie (Jeu d’Amour), Tiranë, nga Shtëpia Botuese Ora. I jepet Çmimi Ballkanik për Poezinë, Festivali i Poetëve Ballkanikë, Brăila. 2008 Prill. Udhëton përsëri në vendlindjen e nënës së tij, në Shqipëri. 15 prill. Merr pjesë në promovimin e librit të tij në gjuhën shqipe. 24 Prill. Vdiq pas disa ditësh, në mbrëmjen e 24 Prillit, në Spitalin e Urgjencës Floreasca në Bukuresht.