Charles Babbage
Charles Babbage (shqip: Çarls Babaxh, 26 dhjetor 1791 - 18 tetor 1871) ishte një matematicien, filozof, shpikës dhe inxhinier mekanik anglez që më së miri njihet nga hedhja e idesë së konceptit të një kompjuteri të programueshëm. Ai konsiderohet si "Babai i Kompjuterit" Atij i jepet merita si shpikësi i të parit kompjuter mekanik, motori i ndryshimit, që më pas çoi në dizajne më të ndërlikuara me kalimin e kohës. Puna e tij në një sërë fushash që i dhanë atij emrin si ndër më të zotët matematicienë të shekullit të tij.
Charles Babbage | |
---|---|
Lindi | 26 dhjetor 1791 Londër (me gjasë Southwark) |
Vdiq | 18 tetor 1871 (79 vjet) Marylebone, Londër, Mbretëria e Bashkuar |
Kombësia | Anglez |
Shtetësia | Britanik |
Shkollimi | Peterhouse, Kembrixh |
Njohur për | Motori i ndryshimit |
Karriera shkencore | |
Fushat | Matematikë, inxhinieri, ekonomia politike, shkenca politike |
Institucionet | Trinity College, Kembrixh |
Influences | Robert Woodhouse, Gaspard Monge, John Herschel |
Influenced | Karl Marx, John Stuart Mill, Ada Lovelace |
Nënshkrimi | |
Pjesë nga punët e Babbage gjenden në Muzeun e Shkencave në Londër (London Science Museum). Në vitin 1991 u ndërtua një nga motorrët diferencialë duke u bazuar në planet dhe skicat origjinale të Babbage.
Jeta e hershme
RedaktoVendlindja e Babbage është e diskutueshme. Ai ishte një nga katër fëmijët e Benjamin Babbage dhe Betsy Plumleigh Teape. Babai i tij ishte një partner bankar i William Praed në themelimin e Praed's & Co. të Fleet Street, Londër, më 1801. Në vitin 1808, familja Babbage u zhvendos në shtëpinë e vjetër Rowdens në lindje të Teignmouth. Rreth moshës tetë vjeç, Babbage u dërgua në një shkollë të vendit në Alphington pranë Exeter për t'u rikuperuar nga një ethe kërcënuese për jetën. Për një kohë të shkurtër ai ndoqi Shkollën Gramatikore King Edward VI në Totnes, por shëndeti i tij e detyroi atë të kthehej te tutorët privatë për një kohë.