Ada Lovelace
Ada Lovlejs (ang. Ada Lovelace), emri i plotë Augusta Ada King, Konteshë e Lovelace (10 dhjetor 1815 - 27 nëntor 1852), e lindur Augusta Ada Bajron dhe tani zakonisht e njohur si Ada Lovlejs, ishte një matematikane angleze dhe shkrimtare e njohur kryesisht për punën e saj në kompjuterin mekanik me përdorim të përgjithshëm të Çarls Bebixhit, motori analitik. Shënimet e saj mbi motorin përfshijnë atë që është e njohur si algoritmi i parë që synohet të përpunohet nga një makinë. Për shkak të kësaj, ajo është konsideruar shpesh si programuesja kompjuterike e parë në botë [1][2][3].
Ada ishte i vetmi fëmi legjitim i poetit Lordit Bajron dhe gruas së tij En Isabella Bajron. Ajo nuk kishte asnjë kontakt me babanë e saj, i cili u nda nga nëna e saj vetëm një muaj pas lindjes së Adës, dhe katër muaj më vonë u largua përgjithmonë nga Anglia duke vdekur në Greqi në vitin 1823, kur ajo kishte tetë vjeç. Si e re, ajo u interesua në matematikë dhe në punën e Bebixhit, në veçanti mbi motorin analitik. Midis viteve 1842 dhe 1843, ajo përktheu një artikull nga matematikani italian Menabrea Luixhi mbi motorin, të cilën ajo e plotësoj me një sërë shënimesh të saj. Këto shënime përmbajnë atë që është konsideruar programi i parë kompjuterik - një algoritëm i koduar për përpunim nga një makinë. Shënimet e Adës janë të rëndësishme në historinë e hershme të kompjuterëve. Ajo gjithashtu parashikoi aftësinë e kompjuterëve për të shkuar përtej llogaritjeve të thjeshta të numrave - përderisa të tjerët, duke përfshirë edhe vetë Bebixhin, përqendroheshin vetëm te këto aftësi.
Biografia
RedaktoFëmijëria
RedaktoXhorxh Bajron priste që fëmija i tij të ishte një "djalë lavdishëm" kështu që mbeti i zhgënjyer kur gruaja e tij lindi një vajzë.[4] Ju vendos emri Augusta sipas gjysmë-motrës së Bajronit, Augusta Leigh, dhe u quajt "Ada" nga vetë Bajroni. Ada sëmurej shpesh duke filluar që në fëmijërinë e hershme. Kur ishte 8 vjeç, ajo kishte dhimbje koke që shkaktonte errësimin e shikimit.[4] Në qershor të vitit 1829, ajo u paralizuar pas periudhës të fruthit. Ajo ndenji në mënyrë të vazhdueshëm në shtrat për gati një vit, që zgjati periudhën e saj të aftësisë së kufizuar. Prej vitit 1831 ajo ishte në gjendje të ecë me paterica.
Mosha madhore
RedaktoLovelace zhvilloi një marrëdhënie të fortë me tutoren e saj Mary Somerville.[5] Ajo kishte një respekt të fortë dhe afeksion për Somerville. Ajo u paraqit në Gjykatën në moshën shtatëmbëdhjetë dhe u bë "një bukuroshe e popullarizuara e sezonit" pjesërisht për shkak të "mendjes së saj brilante"
Vdekja
RedaktoLovelace vdiq në moshën 36 - të njëjtën moshë si i ati i saj - më 27 nëntor 1852,[6] nga kanceri i mitrës. Ajo u varros, me kërkesën e saj, pranë babait në Kishën e Shën Marisë Magdalenë në Hucknall, Nottinghamshire.
Referime
Redakto- ^ Fuegi & Francis 2003, pp. 16–26.
- ^ Phillips, Ana Lena (nëntor–dhjetor 2011). "Crowdsourcing gender equity: Ada Lovelace Day, and its companion website, aims to raise the profile of women in science and technology". American Scientist (në anglisht). 99 (6): 463.
- ^ "Ada Lovelace honoured by Google doodle". The Guardian (në anglisht). 10 dhjetor 2012. Marrë më 10 dhjetor 2012.
- ^ a b Turney 1972, p. 138.
- ^ "Ada Augusta Byron", The Peerage (në anglisht).
- ^ "December 1852 1a * MARYLEBONE – Augusta Ada Lovelace", Register of Deaths (në anglisht), GRO.