Christiane Völling

aktiviste interseks

Christiane Völling është personi i parë interseks që ka ngritur padi për ndërhyrjen kirurgjikale, të cilësuar si një ndërhyrje të pavullnetshme dhe pa rspektuar miratimin e pacientit në fjalë. Christiane mori shumën prej 100.000 eurosh nga Gjykata Rajonale e Cologne.[1]

Historiku

Redakto

Völling lindi në 1959 me sindromën e hiperplasisë.[2] Ajo kishte ambiguitet seksual dhe iu caktua seksi mashkullor. Ajo kishte një pubertet të përshpejtuar ndaj mjekra e saj u rrit shpejt.[3]

Gjatë heqjes së apendisitit në moshën 14 vjeçare, adoleshentes iu gjetën dhe organe të tjera femërore të riprodhimit, duke përfshirë këtu vezoret dhe tuba fallopianë. Inde testikulare nuk iu gjetën, por Christiane u diagnostikua me ambiguitet seksual. Asaj iu komunikua për ekzistencën e organeve femërore dhe iu tha se 60% është femërore. Për shkak të këtij ekzaminimi Völling kaloi një periudhë të vështirë dhe depresive. Karakteristikat e saj femërore kromozoniale u identifikuan që në 1977 por nuk iu komunikua Christiane. Në moshën 18 vjeçare, në 12 gusht 1977 asaj i hiqen përmes kirurgjisë organet seksuale, duke përfshirë këtu organet riprodhuese. Letrat mjekësore dëftojnë se qëllimi i kirurgjisë ishte eleminimi i testikujve, por një gjë e tillë nuk ishte pjesë e operacionit.[4]

Völling vijoi të jetojë nën identitetin e djalit për një periudhë, por më vonë nisi tranzicionin gjinor. Në 2006 Völling arriti të aksesojë të dhënat mjekësore dhe zbuloi diagnozën kromozomike si dhe natyrën e kirurgjisë në 1977.

References

Redakto
  1. ^ Zwischengeschlecht (17 dhjetor 2015). "Nuremberg Hermaphrodite Lawsuit: Michaela "Micha" Raab Wins Damages and Compensation for Intersex Genital Mutilations!" (text). Marrë më 2015-12-21. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Christiane Völling". German Ethics Council. 2010. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 31 gusht 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ International Commission of Jurists. "In re Völling, Regional Court Cologne, Germany (6 February 2008)". Marrë më 2015-12-27. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Regional Court Cologne (2008-02-06). Re: Völling (PDF). Cologne: Regional Court Cologne. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2016. Marrë më 31 gusht 2018. {{cite conference}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)