Christopher Nolan
Kristofer Nollën (Christopher Johnathan James Nolan) u lind më 30 korrik 1970 në Londër. Është regjisor, skenarist dhe producent britanik-amerikan. Ai ka krijuar disa nga filmat më të suksesshëm të kinematografisë së shek. XXI. Filmat e tij kanë arritur të ardhurat deri në 3.5 miliard dollarë amerikane. Ai ka marrë pjesë si regjisor vetëm në 10 filma e si skenarist 13 herë, ndërsa, si producent 9 herë.
Nollëni debutoi si regjisor me filmin Following (1998), ndërsa me veprën e tij të dytë mori vëmendje të konsiderueshme, Memento (2000). Pas këtyre 2 filmave ai vazhdoi me trillerin Insomnia (2002), këtë herë ai pati buxhet më të madh. Pas 3 vjetëve, ai filloi trilogjinë e filmave „The Dark Knight“, filmi i parë qe titulluar Batman Begins. Ndërsa në vitin 2006 ai ishte regjisor i një filmi që ende edhe sot shikohet, përmendet e debatohet me pasion të madh, nga mijëra adhurues të filmave në tërë botën, The Prestige. Edhe Insomnia edhe Batman edhe Prestige u pritën shumë mirë nga kritikët e publiku. Për ta arritur olimpin nuk iu desh shumë pasi që vetëm si 38-vjeçar ai kreu e publikoi serinë e dytë të trilogjisë së Betmanit, The Dark Knight (2008), dhe vazhdoi krijimtarinë e veprave të përsosura me Inception (2010) dhe serinë e fundit të trilogjisë, The Dark Knight Rises (2012). Filmi i fundit i tij si regjisor është Interstellar (2014) ku si rol kryesor është aktori i stolisur me Oskar në 2014-n, Matthew McConaughey.
Filmografia
RedaktoViti | Titulli | Shënime |
---|---|---|
1997 | Doodlebug | (Regjia) |
1998 | Following | (Regjia, skripti, producent) |
2000 | Memento | (Regjia, Skripti) |
2002 | Insomnia | (Regjia) |
2005 | Batman Begins | (Regjia, ko-autor) |
2006 | The Prestige | (Regjia, skripti, producent) |
2008 | The Dark Knight (film) | (në para-prodhim: Regjia, ko-autor, producent) |
Ky artikull nga Regjisori është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |