Cincinnati (Ohio)
Cincinnati, shqip Sinsinati, është një qytet në Qarkun Hamilton, të shtetit Ohio në SHBA.
Cincinnati
Cincinnati | |
---|---|
Qytet | |
Nofkat: The Queen City (Qyteti Mbretëreshë) | |
Parimet: Juncta Juvant (Lat.) Forcë nëpërmjet Bashkimit) | |
Popullsia | |
• Gjithsej | (2.011) 296,963 |
Faqja zyrtare | www.cincinnati-oh.gov |
Cincinanti është qyteti i tretë më i madh në Ohajo dhe qyteti i 65-të më i madh në Shtetet e Bashkuara. Qyteti ndodhet në anën veriore të bashkimit të lumit Licking me lumin Ohajo. Ky i fundit formon kufirin midis shteteve Ohajo dhe Kentaki.
Në fillim të shekullit të 19-të, Cincinnati ishte një qytet në lulëzim në zemër të vendit. Ai rivalizonte qytetet më të mëdha bregdetare në madhësi dhe pasuri. Gjatë pjesës më të madhe të shekullit të 19-të, ai renditej ndër 10 qytetet më të mëdhenj të SHBA-së për nga popullsia, i tejkaluar vetëm nga New Orleans dhe vendbanimet e vjetra të bregdetit lindor. Në një periudhë kohe nga 1840 deri më 1860 Cincinnati ishte qyteti i gjashtë më i madh. Duke qenë qyteti i parë i madh amerikan i themeluar pas Revolucionit Amerikan, si dhe qyteti i parë i madh në brendësi të vendit, Cincinnati konsiderohet nganjëherë si qyteti i parë plotësisht "American".
Cincinnati u zhvillua me më pak emigracion pak apo ndikim europian se sa qytetet lindore të të njëjtës periudhë. Megjithatë, ai pati një numër të konsiderueshëm të emigrantëve gjermanë, të cilët themeluan shumë prej institucioneve kulturore të qytetit. Nga fundi i shekullit të 19-të, me kalimin e tregëtisë së mallrave nga anijet me avull në hekurudhat rritja e Cincinnatit u ngadalësua në mënyrë të konsiderueshme. Qyteti u tejkalua në popullsi nga qytete të tjera në brendësi, veçanërisht Çikago, i cili u zhvillua bazuar në shfrytëzimin e komoditeteve dhe hekurudhave, dhe St Louis, që për dekada të tëra pas Luftës Civile ishte porta për lëvizjet drejt perëndimit.
Cincinnati ka dy ekipe të mëdha sporti, Cincinnati Reds (Të kuqtë e Sinsinatit), klubi më i vjetër në Ligën e Madhe të Bejsbollit (major League Baseball), dhe Cincinnati Bengals (Bengalët e Sinsinatit) të Ligës Kombëtare të Futbollit amerikan (National Football League). Universiteti i Cincinnatit, themeluar në vitin 1819, është një nga 50 më të mëdhenjtë në Shtetet e Bashkuara. Cincinnati është i njohur për arkitekturën e tij historike. Në fund të viteve 1800, Cincinnati referohej zakonisht si "Parisi i Amerikës", kryesisht për shkak të projekteve të tilla ambicioze arkitektonike si Music Hall (Salla e Muzikës), Cincinnatian Hotel (Hoteli Sinsinatas), dhe Shillito Department Store (Dyqani Shillito).