Kentaki
|
Kentucky (shqiptohet Kentaki), zyrtarisht Commonwealth of Kentucky, është një nga 50 shtetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kentucky është një nga katër shtetet në SHBA që konstituohen si komonuelth (të tjerët janë Virginia, Pensilvania, dhe Massachusetts). Deri në vitin 1792 Kentaki ishte pjesë e Virxhinias. në 1792 Kentucky u bë shteti i 15 i SHBA-së. Kentucky është shteti i 26-të më i populluar i 50 Shteteve të Bashkuara.
Kentaki është i njohur si "Shteti Bluegrass" (Shteti i barit blu), një pseudonim bazuar në "bluegrass", një lloj bari që gjendet në shumë prej kullotave të tij për shkak të tokës pjellore. Një nga rajonet më të mëdha në Kentaki është Rajoni Bluegrass, në Kentakin qendror, në të cilin ndodhen dy nga qytetet kryesore të Kentakit, Luivill dhe Leksington.
GjeografiaRedakto
Kentaki kufizohet me shtatë shtete, nga Virxhinia Perëndimore dhe Virxhinia në lindje, Tenesi në jug, Mizuri në perëndim dhe Illinois, Indiana dhe Ohajo në veri.
Kufiri verior i Kentakit formohet nga lumi Ohajo dhe kufiri perëndimor nga lumi Misisipi.
DemografiaRedakto
EkonomiaRedakto
KulturaRedakto
HistoriaRedakto
PersonaliteteRedakto
- Personalitete që kanë lindur në Kentucky.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |