Randal Howard “Rand” Paul (Pittsburgh, 7 janar 1963) është një mjek dhe politikan amerikan nga shteti i Kentuckyt. Që prej vitit 2011 Paul shërben si Senator i Kentuckyt për Partinë Republikane. Ai është gjithashtu mjek oftalmolog dhe i biri i ish-Kongresmenti nga Texasi, Ron Paul.

Rand Paul
Senator i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetin e Kentuckyt
Titullar
Në detyrë
3 janar 2011
Paraprirë ngaJim Bunning
Të dhëna vetjake
U lind më7 janar 1963
Pittsburgh, Pennsylvania (SHBA)
Partia politikeRepublikane
Bashkëshortja/etKelley Paul
Fëmijët3
ArsimimiBaylor University
Duke University School of Medicine (M.D.)
PunësimiMjek, Politikan (Senator)

Paul lindi në Pittsburgh, Pennsylvania. Ndoqi Universitetin e Baylorit dhe u diplomua nga Shkolla e Mjekësisë së Universitetit Duke. Ai filloi të praktikonte profesionin e oftalmologut në vitin 1993 në Bowling Green në Kentucky, dhe ngriti klinikën e tij private në dhjetor të vitit 2007.

Paul njihet si një mbështetësi Lëvizjes Tea Party, dhe si një kritik i Sistemit të Reservës Federale (FED)[1]. Ai ka kundërshtuar përgjimin në masë që iu bëhet amerikanëve nga NSA (Agjensia Kombëtare e Sigurisë)[2] dhe mbështet reduktimin e taksimit dhe të shpenzimeve qeveritare.[3][4] Në çështjet e abortit ai e përshkruan veten e vet si “100% pro-jetës”.

Më 7 prill 2015 Paul zyrtarizoi kandidaturën e vet për të qenë nominimi Republikan në garën për Shtëpinë e Bardhë.[5]

Biografia

Redakto

Randal Howard Paul[4] u lind më 7 janar 1963 në Pittsburgh, Pennsylvania nga Carol (Wells) dhe Ron Paul. I ati është mjek dhe ish Përfaqësues i një prej distrikteve të shtetit të Texas-itKongresin e SHBA-ve.

Familja Paul e përbërë nga prindërit dhe 5 fëmijët Ronnie, Lori, Randal, Robert dhe Joy,[6] në vitin 1968 u zhvendos në Lake Jackson në Texas, ku Randal Paul u rrit dhe ku i ati filloi paktikën e vet mjekësore.[7][8] Kur Rand Paul ishte 13 vjeç, i ati i tij u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara.[9]

Në vitet e tij të adoleshencës Paul studioi ekonomistët e Shkollës Austriake sikundër edhe shkrimet e filozofes objektiviste Ayn Rand.[7] Në provimin e pranimit për në Kolegjin Mjekësor Rand Paul arriti rezultate më të mira se 90% e studentëve të tjerë. Rand Paul-i studioi në Baylor University, në Waco, nga viti 1981 në 1984.

Jeta personale

Redakto

Rand Paul është i martuar me Kelley Paul dhe ka tre fëmijë.

Karriera si mjek

Redakto

Rand Paul aktualisht ka një studio private okulistike në Bowling Green. Raul është specializuar në trapiante korneale, në kirurgjinë e glaukomës dhe në LASIK. Gjithashtu, Rand Paul ka themeluar edhe Southern Kentucky Lions Eye Clinic për të kontribuar në dhënien e ndërhyrjeve kirurgjikale okulare falas për ata që nuk mbulohen nga siguracioni shëndetësor.

Aktiviteti politik

Redakto
Skeda:SenatoriRandPaul.jpg
Senatori Rand Paul

Rand Paul u vu në qendër të vëmendjes publike duke filluar nga viti 2008 kur jepte fjalime politike në mbështetje të babait të vet, Ron Paul, i cili po bënte fushatë për t'u emëruar si kandidat i Partisë Republikane për president. Ndryshe nga i ati që është jo-ndërhyrës, Rand Paul, është më i moderuar për sa i përket politikës së jashtme amerikame duke njohur nevojën e mbajtjes së bazave ushtarake edhe jashtë kufijëve amerikanë. Më në përgjithësi, qëndrimet e tij, janë shpesh në kundërshtim si me republikanët ashtu edhe me demokratët.

Rand Paul-i është anëtar i Tea Party Movement, mbështet reduktimin e zgjeruar të shpenzimeve federale, mbështet reduktimin e taksave dhe shpesh përshkruhet si libertarian, pavarësisht se ai e kundërshton këtë emërtim.

Fushata senatoriale e 2010

Redakto

Në gusht të vitit 2009, Paul-i njoftoi zyrtarisht kandidaturën e vet për Senatin amerikan. Paul-i fitoi zgjedhjet parësore brendapartiake në 18 maj 2010, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme të 2 nëntorit u përball me Jack Conway-n, të cilin e mundi dhe u zgjodh senator.

Rand Paul kandidoi si senator dhe fitoi zgjedhjet, duke fituar primatin si personi i parë që zgjidhej në Kongresin Amerikan gjatë mandatit të njërit prej prindërve të vet (Ron Paul).

Kuriozitete

Redakto

Gjatë fushatës për Senator 2010, pati një stuhi mediatike që thoshte se emri i tij 'Rand' i ishte vënë nga prindërit në respekt të shkrimtares dhe folozofes ruso-amerikane Ayn Rand. Kjo u përgënjeshtrua nga vet Rand Paul-i [10].

Libra të botuar

Redakto

Rand Paul është autor i librit Government Bullies: How Everyday Americans Are Being Harassed, Abused, and Imprisoned by the Feds (2012)

Gjithashtu, bashkë me Jack Hunter, është bashkëautor i librit të titulluar, The Tea Party Goes to Washington (2011).

Referime dhe shënime

Redakto
  1. ^ MacDonald, Allison. "Rand Paul to delay Yellen confirmation vote over 'Audit the Fed'". MSNBC 18 dhjetor 2013
  2. ^ Topaz, Jonathan. "Rand Paul: NSA monitoring an 'extraordinary invasion of privacy'". Politico. 9 qershor 2013
  3. ^ Burke, Alana Marie. "Rand Paul 2016: 7 Key Political Positions of GOP Presidential Hopeful". Newsmax, 22 dhjetor 2014
  4. ^ a b Alessi, Ryan. "Paul's top goal is to cut federal spending Arkivuar 15 tetor 2013 tek Wayback Machine". Lexington Herald-Leader. 3 shtator 2010
  5. ^ Sen. Paul announces 2016 White House bid, touts 'message of liberty' FoxNews, 7 priill 2015
  6. ^ Stonington, Joel. "How Old Is Rand Paul? Arkivuar 13 tetor 2013 tek Wayback Machine". Politics Daily. 4 tetor 2010
  7. ^ a b Leibovich, Mark. "For Paul Family, Libertarian Ethos Began at Home". The New York Times. 6 qershor 2010
  8. ^ Wolfford, David. "Rand against the Machine Arkivuar 1 nëntor 2013 tek Wayback Machine". National Review. 5 pril 2010
  9. ^ Straub, Bill. "Off and running: Rand Paul Arkivuar 19 korrik 2013 tek Wayback Machine". Evansville Courier & Press. 9 shtator 2010
  10. ^ VIDEO: Rand Paul flet mbi emrin e tij dhe mbi Ayn Rand-in

Lidhje të jashtme

Redakto