Objektivizmi është një sistem filozofik i zhvilluar nga filozofja ruso-amerikane Ayn Rand (1905-1982).

Sipas filozofisë objektiviste, realiteti ekziston pavarësisht ndërgjegjjes; njerëzit janë në kontakt të drejtpërdrejtë me realitetin përmes perceptimit të shqisave; njeriu e fiton dijen objektive nga perceptimi nëpërmjet procesit të formimit të koncepteve dhe logjikës induktive dhe deduktive; qëllimi në vetvete dhe morali i jetës së vet është kërkimi i lumturisë personale dhe interesit racional të vetvetes... mbështetet kësisoj egoizmi racional, që është një formë individualizmi që nuk i dëmton të tjerët; I vetmi sistem politik dhe ekonomik koherent me këtë moralitet është respekti për të drejtat individuale, në formën e kapitalizmit të pastër; roli i artit në jetën e një njeriu është të transformojë idetë metafizike më të larta njerëzore nëpërmjet riprodhimit të përzgjedhur të realitetit në një formë fizike - një vepër arti- që mund të kuptohet dhe ndaj të cilës një njeri mund të përgjigjet emocionalisht.[1][2]

Idetë e trupëzuara në filozofinë objektiviste kanë pasur dhe kanë ndikim të madh mes libertarianëve.[3] Lëvizja Objektiviste, e themeluar nga Rand-i, përpiqet të përhapi këto ide në publik dhe në qarqet akademike.

Filozofia

Redakto

Rand fillimisht i shprehu idetë e saja filozofike në romanet Revolta e Atlasit, Burimi i jetës dhe në vepra të tjera. Me tej ajo e përpunoi filozofinë e saj në periodikë si The Objectivist Newsletter, The Objectivist dhe në The Ayn Rand Letter, sikundër edhe në libra jo-fiksion si Introduction to Objectivist Epistemology dhe The Virtue of Selfishnes.[4]

Emri “Objektivizëm” vjen nga ideja se dituria njerëzore dhe vlarat njerëzore janë objektive: ato ekzistojnë dhe janë të përcaktuara nga natyra e realitetit, për t'u zbuluar nga mendja, dhe nuk krijohen nga mendimet që një njeri ka.[5] Rand deklaroi se ajo zgjodhi këtë emër sepse emri i saj i preferuar për të emërtuar një filozofi të bazuar parësisht mbi ekzistencën - “ekzistencializmi” - tanimë ishte marrë nga të tjerë.[6]

Rand e karakterizoi Objektivizmin si “një filozofi për të jetuar në Tokë”, rrënjosur në realitet, dhe me qëllim përkufizimin e natyrës njerëzore dhe të natyrës së botës në të cilën ne jetojmë.[4]

Filozofia ime, në thelp, është koncepti i njeriut si një qenie heroike, me lumturinë e tij si qëllimi moral i jetës së tij, me arritjen prodhuese si aktivitetin e vet më fisnik, dhe arsyen si absoluten e vetme. Ayn Rand, Revolta e Atlasit

Metafizika

Redakto

Epistemologjia

Redakto

Politika

Redakto

Estetika

Redakto

Shiko dhe

Redakto

Referime dhe shënime

Redakto
  1. ^ Rand, Ayn (1992) [1957]. Atlas Shrugged (35th anniversary ed.). New York: Dutton. ISBN 0-525-94892-9.
  2. ^ Peikoff, Leonard (1991). Objectivism: The Philosophy of Ayn Rand. New York: Dutton. ISBN 0-452-01101-9.
  3. ^ Burns, Jennifer (2009). Goddess of the Market: Ayn Rand and the American Right. Oxford University Press. ISBN 978-0-19-532487-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b Rubin, Harriet (15 shtator 2007). "Ayn Rand's Literature of Capitalism". The New York Times. Marrë më 18 shtator 2007. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Rand, Ayn (1967). Capitalism: The Unknown Ideal. Signet. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Peikoff, Leonard (1991). Objectivism: The Philosophy of Ayn Rand. Signet. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)