Cirka

Revistë e përdyjavshme politike, kulturore, letrare, folklorike e satirike

Cirka është revistë e përdyjavshme politike, kulturore, letrare, folklorike e satirike. U botua në Shkodër me drejtor Cuk Simonin. Numri i parë doli më 17 maj 1936. Qarkulluan 58 numra, deri në vitin 1939. E mori nismën nga shpresat që ngjalli formimi i qeverisë së Mehdi Frashërit më 21 tetor 1935[1].

Programi

Redakto

Programi i revistës ka qenë përhapja e kulturës në popull, kulturë në të gjitha shfaqjet e saj. Ajo shprehej se është detyrë e gjithë shqiptarëve të japin ndihmesën e vet në përparimin e atdheut[2].

Përmbajtja

Redakto

Artikujt janë të shkurtër e të kuptueshëm; në to trajtohen çështje të historisë, politikës, gjuhësisë, letërsisë, folklor e satirë[3].

Korrespondenca

Redakto

Revista ka patur korrespondetët e saj në disa krahina të vendit. Elbasani kishte korrespondentin e tij me inicialet D. D. Pseudonimet e përdorura në revistë janë të shumta, si: Dora e harrueme, Lupa, Shkaba, NES, Gj., Alauda, etj.

Të tjera

Redakto

Në fondin e bibliotekës publike "Qemal Baholli" Elbasan gjenden 7 koleksione të viteve 1936 – 1939. Revista i adresohet Lef Nosit[4].

Lidhje të jashtme

Redakto

Gazeta në format pdf në koleksionet digjitale të Bibliotekës Kombëtare Tiranë

Referime

Redakto
  1. ^ Fjalori Enciklopedik Shqiptar 1. Tiranë.
  2. ^ Kontributi i atdhetarëve elbasanas në shtypin e kohës. Elbasan: Biblioteka Publike "Qemal Baholli" Elbasan. 2012. fq. f. 119. ISBN 978-9928-115-15-7.
  3. ^ Kontributi i atdhetarëve elbasanas në shtypin e kohës. fq. po aty.
  4. ^ Kontributi i atdhetarëve elbasanas në shtypin e kohës. fq. po aty.