Cla Reto Famos (i lindur më 1966 në Luzern) është drejtor i Fondacionit Studimor Zviceran (gjermanisht: Schweizerische Studienstiftung), këshilltar i qytetit të FDP në Uster dhe ligjërues në Departamentin e Teologjisë në Universitetin e Cyrihut.

Jeta personale, edukimi dhe karriera

Redakto

Babai i Famos është nga Engadini, nëna e tij është nga Luzerni, ku ai u rrit. Familja e tij vjen nga industria e ndërtimit.[1]

Pas maturës, Famos filloi të studionte teologjinë në vitin 1987 në Universitetin e Bernës dhe në Seminarin Teologjik të Bashkimit (Union Theological Seminary) në Richmond, Virxhinia, të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ku u diplomua në vitin 1993 me një vikariat dhe me ordinancën.[2] Pas diplomimit në teologji, Famos ka studiuar ligj në Universitetin e St. Gallen-it, prej nga ka diplomuar në vitin 1995 (lic. Iur.). Në vitin 1999 ai mori doktoraturë nga i njëjti universitet (Dr. iur.). Nga viti 2000 deri në vitin 2005, Famos punoi si asistent profesor në departamentin e teologjisë të Universitetit të Cyrihut dhe mori habilitacionin e tij në vitin 2005. Që atëherë ai ka mësuar si profesor nderi në universitetet e Bernës, Luzernit dhe Cyrihut.[3] Hulumtimi i Cla Famos përqendrohet në teologjinë praktike, kibernetikën, mirëqenien shpirtërore, ligjit fetar shtetëror, ligjit të kishës protestante dhe etikës.

Në vitin 1995 Famos mori pozitën e pastorit në komunen Uster së bashku me gruan e tij (deri në vitin 2000). Që nga viti 2005 ka qenë drejtor i Fondacionit Studimor Zviceran si pasardhës i Markus Huppenbauer. Cla Famos jeton me gruan të tij në Uster dhe ka dy fëmijë.[3]

Politikë

Redakto

Famos ishte dhe është politikisht shumë aktive, në veçanti në qytetin e tij Uster, si një bord dhe anëtar i shoqatave të ndryshme si shoqata tregtare, komuniteti kulturor, shoqëria civile e shoqërisë dhe shumë të tjerë. Për më tepër ai është një anëtar aktiv i partisë FDP (Freisinnig-Demokratische Partei, Shqip: Partia Liberale Demokratike) lokale në Uster. Ai është kryetar i Komisionit për Shërbime Publike dhe Siguri, anëtar i Komisionit për të Drejtat Civile (2007-2010) dhe Këshillit Komunal të Uster-it (2007-2014). Që nga viti 2014 ai ka qenë anëtar i Këshillit të Qytetit të Uster-it, përgjegjës për financat.[4]

Publikime

Redakto

Famos botoi disa vepra ndër të tjera mbi çështjet në teologjinë praktike dhe ligjin e kishës. Më poshtë është një përzgjedhje e publikimet të tij [5]:

  • Cla Reto Famos/René Pahud de Mortanges/Burim Ramaj, Konfessionelle Grabfelder auf öffentlichen Friedhöfen. Historische Entwicklungen und aktuelle Rechtslage, Freiburger Veröffentlichungen zum Religionsrecht (FVRR) Bd. 34, Schulthess, Zürich 2016.
  • Cla Reto Famos/Ralph Kunz (Hg.), Kirche und Marketing. Beiträge zu einer Verhältnisbestimmung, TVZ, Zürich 2006.
  • Cla Reto Famos, Kirche zwischen Auftrag und Bedürfnis. Ein Beitrag zur ökonomischen Reflexionsperspektive in der Praktischen Theologie, Lit-Verlag, Münster 2005.
  • Ingolf U. Dalferth/Cla Reto Famos (Hg.), Das Recht der Kirche, TVZ 2004.
  • Sandro Cattacin/Cla Reto Famos/Michael Duttwiler/Hans Mahnig, Staat und Religion in der Schweiz – Annerkennungskämpfe, Anerkennungsformen. Bericht zuhanden der Eidgenössischen Kommission gegen Rassismus (EKR), Neuchâtel 2003.
  • Cla Reto Famos, Die öffentlichrechtliche Anerkennung von Religionsgemeinschaften im Lichte des Rechtsgleichheitsprinzips, Universitätsverlag, Fribourg 1999.


  1. ^ "Cla Famos About Me (Deutsch)". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Schweizerische Studienstiftung Cla Famos". Arkivuar nga origjinali më 17 prill 2019. Marrë më 17 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b "Departamentin e teologjisë të Universitetit të Cyrihut" (PDF). {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "FDP Uster Cla Famos". Arkivuar nga origjinali më 17 prill 2019. Marrë më 17 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)