Klod Debysi, lindi më 12 gusht 1862 në Saint German-en-Laye, pjesa perëndimore e Parisit. Prindërit e tij ishin tregtar që shitnin artikuj porcelani dhe metalik. Ishte fëmija më I madh. Vinte nga një familje e varfër.

Example alt text
Claude Debussy

Ai e shfaqi talentin si pianist që në moshën 9 vjeç. Ishte I frymëzuar nga Zonja Maute de Fleurville (e shoqja e ëmës), një ditë e dëgjoi teksa I binte pianos dhe u habit nga zgjuarsia e tij. Kështu që I ofroi atij orë për piano. Pas një kohe përsëri nëpërmjet saj do të konkurron për në Konservatoriumin e Parisit, ku prej 38 kandidatëve do pranohen vetëm 8, përfshirë këtu edhe Debysi. Atje studio për 10 vjet.

Karriera e tij filloi atëherë kur e fitoi konkursin Çmimi I Madh I Romës, me kantatën L’Enfant Produique- Fëmija I çudirave. Debysi studio në Romë dhe Rusi.

Në moshën 25 vjeçare rikthehet në Paris. Gjatë kësaj periudhe ai zhvilloi kontaktet e para me botën letrare. Takoi : Xhejms Mkneil Uistler, Odilen Redon, Pol Velen, Zhul Laforg, Pjer Lui. Një nga ndikimet e tij më të hershme është Pre-Rafaelitët në Angli dhe poezia e D. G. Rossetti. U martua dy herë. Fillimisht me Rosali Tekser, e njohur si Lili ne 1899 dhe me Ema Bardak në 1905. Ai pati një vajzë, Claude-Ema.

Në fillim të viteve 1900, lufta e tronditi Debysi dhe për një kohë ndaloi së kompozuari. Gjatë kësaj vërejti se nëse nuk bënte muzikë nuk kishte arsye përse të jetonte. Dëshironte ta zgjeronte stilin e tij dhe të përfshinte më shumë traditën franceze të shek. XVI dhe XVII. Muzika që krijoi me pas pas u konsiderua si abstrakte.

Gjatë viteve të tij të fundit shkroi 12 prelude. Ishte një gjeni që u vendoste muzikë fjalëve. E krijoi Suiten Bergomasque (Prelude, Menuet, Clair de lune, Passepied) në vitin 1890, shembull i teknikës së tij të butë. Në vitin 1892 shkroi pjesën simfonike “Pelleas et Melinde”, I inspiruar nga poezia e mikut të tij Stefan Mallarme (1972). Më vonë me kërkesë e kthen në operë. Kjo do të qëndrojë si kryevepër në mesin e operave tjera, e shkruar me atmosferë të plotë. Është e rëndësishme të përmendet se Debysi ishte I ndikuar prej Simbolistëve.

E kishte shok edhe Moris Meterlink, por në çështjen e rolit në operën e tij, ky ia dha dikujt tjetër në vend të dashnores së Meterlink dhe I acaruan marrëdhëniet. Në 12 preludet secila ishte e ilustruar me titull.

Pas etydeve, ai shkroi 6 sonata njëra prej të cilave është për çelo dhe piano. Secila sonatë u shkrua për instrumente të ndryshme. Sonatat e tij janë fillimi I periudhës neo-klasike të muzikës abstrakte. Në vitin 1917, luajti në piano, që ishte pjesa e sonatës tij në koncertin në Paris, në maj. Ishte paraqitja e tij e fundit. Gjithashtu që në vitin 1909 u diagnostifikua me kancer kolorektal. Klod Debysi vdiq në Paris, më 25 mars 1918 prej bombardimeve nga forcat gjermane.

Veprimtari muzikore

Redakto
  • [Pelleas et Melisande- operë me pesë akte]
  • [Le Martyre de saint- operë me pesë akte]
  • [The Martyrdom of Saint-Sebastian]

Punë orkestrale

Redakto
  • [Lojërat]
  • [Tre Nokturne-1898, orkestër simfoni]
  • [L’apres-midi d’un Faune- orkestër simfoni]
  • [Nauges, Fetes, Sirenes]

Për piano

Redakto
  • [Puerta del Vino, Les fées sont de'exquises danseuses, Feux d'artifice.]
  • [Dymbëdhjetë Etyde]
  • [Suite Bergamaque - 1890]
  • [Për piano]
  • [Estampes – 1903]

Këngë

Redakto
  • [Ariette oubliées]
  • [C'est l'extase]
  • [Cinq poéms de Baudelaire]
  • [Images: Ibéria, Gigues, Rondes de Printemps]
  • [Trois Ballades de Francois Villon]
  • [Trois poemes de Stéphane Mallarmé]
  • [Ariettes oubliees]
  • [Chansons de Bilitis]

Vepra korale

Redakto
  • [La Damoiselle élue]

Referime

Redakto