Columbia (South Carolina)

(Përcjellë nga Columbia)

Columbia (shqiptohet Kol'umbia) është kryeqytet dhe qyteti më i madh i shtetit amerikan të Karolinës së Jugut. Popullsia e qytetit në vitin 2008 ishte 127.029 banorë. Columbia është qendra Rrethit Riçland, por një pjesë e qytetit zgjerohet në Rrethin e Leksingtonit. Qyteti është qendra e një zone metropolitane prej 728.063 banorësh. Emri i qytetit vjen nga një sinonim poetik për Amerikën, që rrjedh nga emri i Kristofor Kolombit.

Columbia
Columbia
Qytet
Pamje nga Kolumbia
Pamje nga Kolumbia
Stema zyrtare e {{{official_name}}}
Nofkat: 
Kryeqyteti i Mikpritjes Jugore
Popullsia
 • Gjithsej129,333
Faqja zyrtarewww.columbiasc.net
Vendodhja e Kolumbias në Karolinën e Jugut

Qyteti ndodhet rreth 21 km në veriperëndim të qendrës gjeografike të Karolinës së Jugut, dhe është qyteti kryesor i rajonit Midlands të shtetit. Ajo shtrihet në bashkimin e lumit Saluda dhe lumit Broad, të cilat bashkohen në Columbia për të formuar lumin Congaree. Në Columbia ndodhet Universiteti i Karolinës së Jugut, universiteti më i madh në shtet. Në 1860, në qytet u mbajt Konventa e shkëputjes së Karolinës së Jugut nga Federata, e cila shënoi largimin e shtetit të parë nga Federata në ngjarjet që çuan në Luftën Civile.

CNNMoney.com e ka renditur Columbian si një nga 25 vendet më të mira të SHBA-së për të jetuar pas daljes në pension dhe US News & World Report e ka renditur si qytetin e 6-të në listën "Vendet më të mira të Amerikës të përballueshme për të jetuar pas daljes në pension" të vitit 2009.

Historia

Redakto

Historia e herëshme

Redakto

Në kohën e ardhjes së europianëve, banorët e zonës së Kolumbias ishin një popull i quajtur Congaree. Në maj të vitit 1540, një ekspeditë spanjolle e udhëhequr nga Hernando de Soto përshkoi atë që është tani Kolumbia kur po shkonin drejt veriut. Ekspedita prodhoi shënimet më të hershme historike të zonës.

Që nga krijimi i Kolumbias nga Asambleja e Përgjithshme e Karolinës së Jugut në 1786, vendi i Kolumbias ishte i rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm të shtetit. Congarees, një fortesë kufitare në bregun perëndimor të lumit Congaree, ishte qendra e navigacionit në sistemin e lumit Santee. Një linjë ujore u themelua nga qeveria koloniale në 1754 për të lidhur fortesën me vendbanimet në rritje në terrenin më të lartë në bregun lindor.

Ashtu si shumë vendbanime të tjera të rëndësishme të hershme në Amerikën koloniale, Kolumbia është në linjën ku terreni bie nga kodrat ne fushë duke undarë nga rajoni Piemonte. Linja e rënies është vendi ku një lumë bëhet i palundrueshëm në drejtimin e kundërt dhe ku rrjedha e ujit nuk mund të verë në punë një mulli.

Senatori i Shtetit John Lewis Gervais i qytetit Ninety Six prezantoi një projektligj që u miratua nga legjislatura më 22 mars 1786, për të krijuar një kryeqytet të ri të shtetit. Kishte argumenta të shumtë mbi emrin për qytetin e ri. Sipas llogarive të publikuara, senatori Gervais tha se shpresonte se "në këtë qytet, ne duhet të gjejmë strehë nën krahët e KOLUMBIAS", që ishte emri që ai e dëshironte për qytetin. Një ligjvënës këmbënguli në emrin "Washington", por "Columbia", fitoi në një votim 11-7 në senatin e shtetit.

Vendi u zgjodh si kryeqytet i ri i shtetit në vitin 1786, për shkak të vendndodhjes në qendër të shtetit. Legjislatura e shtetit të parë u mblodh atje në vitin 1790. Pasi mbeti nën qeverinë e drejtpërdrejtë të legjislativit për dy dekadat e para të ekzistencës së saj, Columbia u inkorporuar si një qztezë në vitin 1805 dhe pastaj si një qytet në 1854.

 
Seibels House, ndërtuar më 1796, është më e vjetra në Kolumbia

Kolumbia mori një stimul të madh për zhvillim, kur ajo u lidh me një linjë ujore drejtpërdrejt me Charleston nëpërmjet Kanalit Santee. Ky kanal i lidhi lumenjtë Santee dhe Cooper në një seksion 35 km të gjatë. Ajo u projektua për herë të parë në 1786 dhe përfundoi në 1800, duke e bërë atë një nga kanalet më të hershme në Shtetet e Bashkuara. Me rritjen e trafikut hekurudhor, ajo ndërpreu funksionimin rreth vitit 1850.

Komisionerët hartuan një qytet prej 400 blloqeve në një shesh 3 km² përgjatë lumit. Blloqet u ndanë në pjesë 2.000 m² dhe u shitën tek spekullantët dhe banorët e mundshëm. Blerësit duhej të ndërtonin një shtëpi të paktën 9,1 m të gjatë dhe 5,5 m të gjerë brenda tri viteve ose do të përballeshin me një gjobë vjetore 5%. Rrugët periferike dhe dy rrugët ndërmjetëse ishin 46 m të gjera. Sheshet e mbetura u ndanë nga rrugëkalime 30 m të gjerë. Gjerësia u përcaktua nga besimi se mushkonjat e rrezikshme dhe bezdisshme nuk mund të fluturojnë më shumë se 18 m pa ngordhur nga uria gjatë rrugës. Kolumbiasit ende gëzojnë shumë nga rrjeti madhështor i rrugëve të gjera.

Komisionerët përbënin pushtetin lokal deri 1797 kur u krijua një Komision i Rrugëve dhe Tregjeve nga Asambleja e Përgjithshme. Tri çështjet kryesore që zinin shumicën e kohës së tyre ishin: dehja publike, kumari, dhe higjiena e dobët.

Si një nga qytetet e para të planifikuara në Shtetet e Bashkuara, Kolumbia filloi të rritet me shpejtësi. Popullsia e saj ishte pothuaj 1000 banorë, pak pas fillimit të shekullit të 19-të.

Shekulli i 19-të

Redakto

Në vitin 1801, Kolegji i Karolinës së Jugut (sot Universiteti i Karolinës së Jugut) u themelua në Kolumbia. Ndërtesa origjinale ekziston edhe sot. Qyteti u zgjodh si vendi i institucionit për të bashkuar qytetarët e pjesës së sipërme të vendit dhe të pjesës së poshtme si dhe për të dekurajuar të rinjtë të emigronin në Angli për arsimimin e tyre të lartë. Në atë kohë, Karolina e Jugut dërgonte më shumë të rinj në Angli se çdo shtet tjetër. Udhëheqësit e Karolinës së Jugut dëshironin të vëzhgonin progresin dhe zhvillimin e shkollës. Për shumë vite pas themelimit të universitetit, ceremonitë e diplomimit mbaheshin në dhjetor, kur legjislatura e shtetit ishte në seancë.