Grupi i Kontaktit
(Përcjellë nga Contact Group)
Grupi i Kontaktit një grup informal i disa shteteve me interesa në Ballkan. Shtetet përbërëse janë ShBA, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Franca dhe Rusia.
Për herë të parë ky grup u mbledh në fillim të viteve të 90-ta në lidhje me luftën në Bosnjë. Pas mbarimit të luftës në Kosovë ky grup ka pasur takime shumë herë ku është diskutuar Kosova. Në takimet e viteve të fundit në qendër ka qëndruar zgjidhja e statusit përfundimtar të Kosovës. Më 26 janar 2007 ky grup ishin të parët që u njoftuan nga përfaqësuesi i OKB-së për zgjidhjen e statusit të Kosovës, Marti Ahtisaari, me përmbajtjen e dokumentit që propozon pavarësi për Kosovën.
Shiko edhe këtë
RedaktoKy artikull rreth politikës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |