22 tetor 1899, Hans Gamper paraqiti një njoftim në gazetën Los Deportes duke shprehur dëshirën e tij për të formuar një klub. Përgjigje pozitive u dha në mbledhjen e mbajtur në Gimnasio Solé më 29 nëntor ku morën pjesë edhe lojtarë si Walter Wild, Lluís d'Ossó, Bartomeu Terradas, Otto Kunzle, Otto Maier, Enric Ducal, Pere Cabot, Carles Puyol, Josep Llobet, John Parsons dhe William Parsons ku themeluan klubin me emrin Foot-Ball Club Barcelona.


Njoftimi në Los Deportes. FC Barcelona kishte një start të suksesshëm në kampionat dhe në kupë, klubi mori pjesë në Campionat de Catalunya dhe në Copa del Rey. Në vitin 1902, klubi fitoi trofeun e parë në histori, ajo ishte Copa Macaya, ata gjithashtu arritën deri në finalen e Copa del Rey ku u mundën me rezultatin 1–2 nga Bizcaya.[4] Hans Gamper - njohur tani si Joan Gamper - u bë presidenti i klubit në vitin 1908, ai e gjeti klubin në vështirsi financiare pasi klubi nuk fitonte në trofe që nga viti 1905 ku ata fituan Campionat de Catalunya. në një takim ai tha: " Barcelona s'mund dhe nuk duhët të vdes. Nese çdo njeri heq dorë,unë do të marrë përgjegjësin e drejtimit të klubit nga tani e tutje. Qëndroi si president ne pesë periudha ndërmjet 1908 dhe 1925, ai i kaloi 25 vite në total në krye. Një nga arrtijet e tij më të mëdha si president ishte krijimi i stadiumit të Barcelonës duke krijuar mundësinë e fitimit të të ardhurave.[5]