Craig Alexander Newmark (i lindur më 6 dhjetor, 1952) është një sipërmarrës amerikan i njohur më shumë i njohur si themeluesi i webfaqes ndërkombëtare Craigslist, e vendosur në San Francisko.

Craig Newmark
U lind në (1952-12-06) 6 dhjetor 1952 (71 vjeç)
ShkollimiCase Western Reserve University
Profesioniprogramues kompjuterik
Njohur përthemelues i Craigslist
Bashkëshorti/jaEileen Whelpley (m. 2012)

Jeta e hershme Redakto

Newmark lindi në Morristown, New Jersey, biri i Joyce dhe Lee Newmark.[2] Ai ndoqi një shkollë fetare hebreje.[3] Babai i tij, një shitës në kompanitë e sigurimit, vdiq kur Craig ishte trembëdhjetë vjeç dhe nëna e tij kishte probleme financiare,,[3] duke i lëvizur Craig dhe vëllain e tij Jeff në një apartament.[2] Në vitin 1971, u diplomua në Morristown High School[2] dhe falë bursave për shkollim,[3] ndoqi studimet në Case Western Reserve University, atje ku u mori diplomën bachelor i shkencave në vitin 1975 dhe një diplomë master i shkencave në vitin 1977.[4]

Karriera Redakto

 
Newmark në vitin 2014

Pas studimeve, Newmark punoi në IBM për 17 vite si programues, duke jetuar në New Jersey, Boca Raton, Florida dhe Detroit. Në vitin 1993, ai u zhvendos në San Francisco për të punuar për Charles Schwab, ku mësoj më shumë mbi internetin—në atë kohë kur akoma ishte jo-komercial.[2] Ai e zhvilloj Craigslist si një treg të lirë ku njerëzit të vijnë në një vend së bashku – pa pagesë – dhe të shkëmbejnë informacione. Ajo është përshkruar si një "komunë e internetit."[2]

Newmark është akoma aktiv në Shërbimi ndaj Klientit të Craigslist, duke u marrë kryesisht me spamerët and mashtruesit.[5] Ai githashtu vepron edhe me Craigconnects, një faqe që publikon organizatat për bamirësisë.[6]

Referime Redakto

  1. ^ "Billionaires In The Making – Craig Newmark". Forbes. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c d e Morristown Daily Record: "Web guru hails from Morristown" Arkivuar 14 prill 2013 tek Archive.today June 26, 2004
  3. ^ a b c Something Jewish: "Craig Newmark interview" by Leslie Bunder Arkivuar 13 dhjetor 2005 tek Wayback Machine December 11, 2005
  4. ^ "Case Western Reserve University selects honorary doctorates awardees" Arkivuar 11 shtator 2011 tek Wayback Machine.
  5. ^ "The Josh Kornbluth Show: Craig Newmark" (SWF). KQED-TV / Google. 17 tetor 2005. fq. 27 minute runtime. Marrë më 8 shkurt 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Mitroff, Sarah (16 korrik 2012). "Craig Newmark Sits at the Top and Bottom of Craigslist". Wired. Marrë më 16 mars 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme Redakto