Dënimi i dytë i Homerit
Dënimi i dytë i Homerit Autori: Namik Dokle. Botuesi: Toena. Faqet e librit 176.
Krijimtaria në gjininë e dramës së Namik Dokles daton që në vitin 1975. Së bashku me radiodramat për fëmijë dhe të rritur, ai ka dhënë një kontribut të veçantë në dramaturgjinë shqiptare. "Dënimi i dytë i Homerit" nga ka marrë titullin edhe libri i tij ka në përbërje të tij edhe dy drama të tjera; "Fantazma e Danubit" dhe "Varri i të gjallëve".
Shtrirja kohore e personazheve të tij është prej periudhës homerike, në ditët e sotme, prej Greqisë së lashtë, në ujërat e turbullta të Danubit e në kullat e Veriut të Shqipërisë. Me një gjithëpërfshirje e një gjithëkohështrirje autori rreket të përcjellë mesazhe të fuqishme. Drama "Dënimi i dytë i Homerit" është vënë në skenë në teatrin e Korçës në 2009.