D.H. Lawrence
David Herbert Lawrence (Eastwood, 11 shtator 1885 - Vence, 2 mars 1930), shkrimtar anglez; romansier, poet, tregimtar, eseist, piktor, dramaturg dhe kritik.
D.H. Lawrence | |
---|---|
U lind më | 11 shtator 1885 Eastwood, Angli |
Vdiq më | 2 mars 1930 Vence, Francë, |
Kombësia | Britanik |
Gjinitë letrare | romane, tregime, ese, udhëpërshkrime |
Biografia
RedaktoD.H. Lawrence u lind në Eastwood të Nottinghamshire-it nga prindërit Arthur John Lawrence, një minator gjysmëanalfabet, dhe Lydia (Beardsall), mësuese. Në kohën e tij D.H. Lawrence u konsiderua shkrimtar kontrovers për shkak të përshkrimeve erotike në veprat e tij, por njëkohësisht ai ushtroi një ndikim të fuqishëm tek shkrimtarët e gjeneratave të ardhshme, si fjala vjen tek Hernry Miller-i, Charles Bukowski, etj.
Veprat më të famshme të D.H. Lawrence janë romanet "Bijtë dhe dashnorët", "Dashnori i Lady Chatterley", "Gra të dashuruara", "Vajza e humbur", "Njeriu që vdiq", etj.
Pas Luftës së I Botërore, D.H. Lawrence bëri udhëtime të shumta bashkë me gruan e tij Frieda von Richthofen. D.H. Lawrence luftoi tërë kohën për të gjetur botues për veprat e tij letrare dhe nuk pranoi asnjëherë kushtëzimet e botuesve që veprat e tij të redaktoheshin e të "pastroheshin" nga pasazhet "pornografike". Njëri prej përkrahësve më të devotshëm të Lawrence ishte shkrimtari anglez Aldous Huxley. Lawrence u sëmur nga tuberkulozi dhe vdiq në Vence të Francës. Ishte vetëm 44 vjeç. Edhe pas vdekjes, vepra e tij u konsiderua "pronografike" dhe vetë Lawrence si një pornografist. Shkrimtari E. M. Foster qe i pari që i doli në mbrojtje Lawrence-n. Në nekrologun e tij për autorin e vdekur ai e përshkroi si "romansierin më imagjinativ të gjereratës sonë". Më vonë, kritiku nga Cambridge, F.R. Leavis përfshiu shumicën e veprave letrare të Lawrence-it në "traditën e madhe" kanonike të romanit anglez.
Lidhje të jashtme
Redakto- Biografitë
- Biography from the Literary Encyclopedia
- Detailed biography, chronology and other resources at The University of Nottingham
- Audio interview with Mark Kincaid-Weekes, concentrating on the middle years of Lawrence's life
- Fyne Times Gay Great - DH Lawrence
- Veprat