Dafina Zeqiri (këngëtare)

këngëtare kosovare

Dafina Zeqiri (14 prill 1991, Varberg, Suedi) është këngëtare dhe autore këngësh, e cila ka filluar të merret me muzikë që nga mosha 10 vjeçare kur mori pjesë në një festival për fëmijë në Suedi me një këngë në gjuhën angleze të cilën e kishte shkruajtur vetë. Në moshën 16 vjeçare ajo u rikthye në Kosovë dhe i dhuroidëgjueseve hit pas hiti. Ajo u bë pjesë e TOP listave të televizioneve dhe radiove lokale dhe në shumë raste i kryesonte ato. Me zërin e kendshëm, sharmin, stilin unik, dhe paraqitjen mjaft atraktive skenike, e bënë që tani Dafina të radhitet ndër këngëtaret me të dashura dhe me të kerkuara në trevat Shqip folëse, ku numron mbi 15 vite karrierë aktive, e çdo ditë e më shumë ajo cilësohet si artistja e pa konkurrenc e tregut Shqiptarë.

Biografia Redakto

Dafina Zeqiri me nofken Duffy'e lindi me 14 prill 1991, në Varberg, por u rrit ne qytetin Malmo ne Suedi. Që në moshë të re u interesua per muzikën dhe duke u inspirur prej nënës se saj (Njëkohëshisht këngëtare e famshme ne Kosovë). Duke nisur si shkrimtare tekstesh tashmë Dafina ka arritur të bëhet një ndër këngëtaret më të njohura. E kështu as medaljet s'mungojnë për ketë talent te ri:

Në vitin - 2007, fitoi në Polifest, me këngen "Rrallë e përmallë" kur ishte shumë e re, vetëm 16-Vjeçare

Ndërsa në vitin - 2008 kur Dafina ishte vetem 17-Vjeçare bëri një BOOM tjetër në Polifest me këngën “Adios” dhe u shpërblye me çmimin e publikut që ky çmin sigurisht qe do të thotë shumë për një këngëtar. Po në vitin 2008, lëshoi në treg albumin e saj të parë me titull "KnockDown". Vijon pjesëmarrja në Këngen Magjike 2008 ku mori çmimin "Magjia e Parë" me këngen "Bateritë"!, këng kjo e cila u pëlqye mjaft shumë nga të gjithë.

Në vitin - 2009 fama e saj u shtua pas gares se kërcimeve në "Op Labi Party (Viti i ri 2009)" ku Dafina fitoi garën karshi këngëtareve më të njohura në Kosovë, pasii që kërcimi i saj ishte vërtet mahnitës. Po në vitin 2009 suksesi vazhdon me dy bashkëpunime mjaft të mirëpritura nga publiku me këngëtarët e njohur si Blero & F-Kay në këngën "La vida Loca" dhe me Capital T & 2po2 "Shumë Nalt". Të dyja këngët u shëndërruan në hitet e verës 2009. Në maj të vitit 2009 fitoi çmimin "Best RNB" në Top Fest 6 me këngën "Dua që ta di" këng e cila pati një sukses mjaft të madh ku më pas Duffy`e i realizoi edhe Remix-in kësaj kënge të cilen e bëri Dj i mirënjohur Dj-Zap. Në gusht, u shpall "Femra Superstar 2009" në Teksteshqip.com Në shtator, mori pjesë në Polifest me këngen "Amazing Girl" dhe fitoi çmimin e publikut për të tretën herë. Gjatë vitit 2009 2 videoklipe shumë të sukseshme: "Shumë Larg" (Pulla Pictures) dhe "Amazing Girl" (Entermedia).

Rritja e suksesit të saj ngjan me trajektoren e një rrakete kozmike në qiell të hapur dhe fansat presin me padurim se si do e dominojë Duffy`e skenën e muzikës shqiptare edhe gjatë vitit 2010. Dafina ka deklaruar se gjatë vitit 2010 do të realizoj disa këngë me videoklipe si dhe albumin me këngë krejtësisht të reja i cili do të del në treg në vere. Në shkurt 2010, Dafina ka deshmuar se ka nje vokal te mrekullueshem duke kenduar live ne RTK `Oxygen` ku kendoi dy kenge. Ne shqip `Kenga qe ta kendova` dhe ne anglisht "Stupid in love". Pas ketij emisioni, Dafina Zeqiri udhetoi per ne Australi per te xhiruar klipin e kenges me te re ne gjuhen angleze "ROCK THIS CLUB".

Videoklipi i këngës “Amazing Girl” nga Dafina Zeqiri ishte fituesi kryesor i edicionit të kaluar të Videofestit Muzikor, duke rrëmbyer edhe çmimin për videospotin më të mirë, duke zënë vendin e parë "Best Of All".

Dafina Zeqiri bashkëpunoi me producentin e Cameron Diaz, apo me koreografin e Britney Spears, në videoklipin e këngës “Rock this club”. Së fundmi ka lançuar klipin e këngës “Rock this club”, një këngë në gjuhën angleze pasi sic shprehet ajo “cdo këngëtar e ka ëndërr që këngët e tij të transmetohen dhe në stacione të huaja”. Zeqiri rrëfen në intervistë se për këngën e re, producenti Shaneal së bashku me kompozitorin që ka finalizuar këngën, Lazi Boi, kanë bashkëpunuar më parë me këngëtaren e mirënjohur Rihanna. “Janë të shumtë njerëzit të cilëve u detyrohem një faleminderit të madhe: i pari dhe më i rëndësishmi është Krenari (Keni), që më ka ndihmuar pafundësisht shumë, si dhe shumë njerëz të tjerë, të afërm e miq të tij”, thotë Dafina duke shtuar ndër të tjera se në art nuk sheh konkurrencë por respekton koleget. “Aspak, sepse i respektoj së shumti kolegët e mi. Për mua, të gjithë kanë vendin e vet, të gjithë kanë stilin e vet. Unë krenohem me sukseset e kolegëve të mi, lumturohem për ta, sepse ne jemi shqiptarë dhe duhet ta përkrahim njëri-tjetrin!”. Dafina mori pjese edhe ne nje koncert te realizuar ne Kosove nga rap-kengetari i njohur Snoop Dogg dhe u prit shum mire nga publiku.

Ne tetor te vitit 2010 ka bashkpunuar me 2po2 dhe Tuna Sejdiu me kengen "Vibe", ku u be nje hit i vertet,dhe nga aty thonin shum se Dafina Zeqiri ka me te nje ze vertet te talentuar. Ne dhjetor te vitit 2010 Dafina bashkpunoj me Ledri Vula (nga grupi i mir njohur shqiptar Skillz),kenga quhej "Pom pelqen", edhe ketu shpertheu me nje Boom te vertet Hiti.

Ne vitin 2011 kendoj per festen e vitit te ri kengen "Kur shkove ne Kuybet", ku dhe tregoj talentin edhe per kenget popullore,dhe i hyri ne zemer edhe me shum njerzeve,qe fitoj dhe me shum fansa. Po ashtu ne ate vit ajo shkoj prap ne Australi ku xhiroj kengen e saj " Dangeoursly in love ",ku ne spot eshtë vet Dafina dhe i dashuri i saj Krenar Cocaj. Kjo kenge u be nje skandal per shume njerez. Ne vitin 2011 kenga e saj "My swag" eshte nje nder kenger me te pelqyera nga publiku po ashtu ne fund te atij viti Dafina lansoi edhe kengen "Supernova" dhe albumin e saj te dytë i cili permban 17 kengë kurse viti 2012 ishte edhe me i suksesshem.Tani per tani Dafina eshtë nje nder kengtare ,me te famshme ne Kosovë por edhe jasht saj duke ber per vet miliona adhurues...

Dafina nuk u ndal duke bere bashkupime me Ledri Vula (rapperin e njohur) ku lansoi dy kenge me titujt "Pom pelqen" dhe "tonight". Vazhdoi edhe e vetme me nje hairstyle te ri ne kengen "Veq ti" ku u perkthye ne anglisht "You Love" dhe me nje kenge qe u be hit "Bloodah" dhe kenga e jo te fundit e saj "Time out".Beri bashkpunim me grupin KAOS (Vig poppa dhe Lumi-B) "Veq met pas ty"... Dafina vazhdon edhe me tutje si nje kengtare e suksesshme.!

Këngët Redakto

Viti Kenga
2006 Gënjeshtare
Get it On
Harrimi i dashurisë
2007 Rrall e përmall
Shoku i tij
2008 Adios
Bateritë
I pabesë
I pabese Remix
Just me
Ka stop ka bllok
Kabare
Meshkujt si ti<br

la vida loca

2009 Bateritë (Remix)
Dua që ta di
Dua që ta di Remix
Zi e terr
Shum lart
Always and forever
Amazing girl
Amazing girl remix
Star card
2011 Pom pelqen
My swag
Dangerously In Love
2012 Supernova
Tonight
Your love
2013 Veq ti
Bloodah
2014 time out
veq met pas ty
ajt se ki mem pas
2017 Four Seasons
2019 Lule Lule (ft.Lumi B)
Bye Bye (Tayna ft. Dafina)