Daft Punk
Daft Punk është një grup francez i muzikës elektronike me origjinë nga Parisi. Aktiv që nga viti 1993, Thomas Bangalter dhe Guy-Manuel de Homem-Christo dy antarët e grupit kanë kombinuar tingujt e tyre electro, house, techno dhe tonet rock, groove dhe disco. Grupi mori pjesë në krijimin dhe demokratizimin e lëvizjes së muzikës elektronike të quajtur Frech touch. Grupi radhitet në mesin e artistëve francezë eksportues më të mirë jashtë vendit, që nga lëshimi i suksesit të tyre të parë të patundshëm, Da Funk në vitin 1996.
Daft Punk | |
---|---|
Informata themelore | |
Prejardhja | Paris, Francë |
Zhanret | House, electro rock, eurodance, techno, disco, funk |
Vitet aktive | 1993-2021[1] |
Labeli | EMI, Virgin Records, Columbia Records |
Anëtar/ët | Thomas Bangalter Guy-Manuel de Homem-Christo |
Uebfaqja | daftpunk.com |
Një nga origjinaliteti i grupit Daft Punk është kultura dhe fama e artistëve të pavarur pa fytyrë, gjithmonë mbanjë helmeta në publik dhe kostume të veçantë. Frymëzohen nga filmi Phantom of the Paradise i Brian De Palmasë. Bangalter dhe Homem-Christo fillimisht ishin anëtarë të grupit Darlin po u ndanë pas një kohe, kjo u dha atyre mundësinë për të kompozuar muzikën e tyre personale. Dyshja më pas u bë Daft Punk, dhe lëshuan albumin e tyre Homework në vitin 1997,i cili ishte veçanërisht i pritur mirë nga kritikat. Albumi i tyre i dytë i lëshuar në vitin 2001 i titulluar Discovery ishte gjithashtu një sukses dhe përfshin hite të tilla si One More Time, Digital Love et Harder, Better, Faster, Stronger. Dyshja gjithashtu ka bërë kolonën zanore të filmit Tron: Trashëgimia. Në janar të vitit 2013, Daft Punk largohen nga EMI Records, dhe nënshkruajnë kontratën me Columbia Records dhe më 20 maj të vitit 2013 nxorrën albumin e quajtur Random Access Memories i cili fiton sukses të madh ndërkombëtar dhe pesë Grammy Awards,[2] atë të albumit më të mirë të vitit më 27 janar 2014.
Historiku
RedaktoFillimi (1987-1993)
RedaktoTakimi mes Thomas Bangalter dhe Guy-Manuel de Homem-Christo ndodhi në vitin 1987 në gjimnazin Carnot në Paris.[3] Në vitin 1991, dy burrat krijuan me Laurent Brancowitz, anëtar i ardhshëm i grupit Phoenix, një grup i rokit i quajtur Darlin', me të cilin regjistrojnë titullin e tyre të parë Darlin' me etiketën e pavarur angleze të quajtur Duophonic. Suksesi nuk ishte në takim, titulli u shit në afër 1 500 kopje grupi nuk kishte pothuajse asnjë ndikim në skenën franceze. Në maj të vitit 1993, një kritikë e revistës britanike Melody Maker kualifikon muzikën e grupit si « daft punky trash ».[4] (që mund ta përkthejmë si « punk idiot » ose « punk i vulosur »)[5] Në vitin 1993, Thomas dhe Guy-Manuel krijuan në Paris dyshen Daft Punk.[6]
Në vitin 1993, gjatë një rave party në parkun Eurodisney, Daft Punk u takuan me zyrtarët e etiketës skoceze Soma. Ndërkohë, Thomas dhe Guy-Manuel filluan të punojnë mbi pajisje elektronike të tilla si mostruesi. Dyshja lëshon një vit më vonë, nën emrin Daft Punk, EP-në e 3 titujve The New Wave. Me dështim suksesi të zhurmshëm, « tekno-ja adoleshente franceze » e Daft Punk-ëve rrëmben vëmendjen e disa gazetarëve dhe kritikave angleze. Viti 1995 ishte viti i tyre i parë i suksesit, grupi lëshon EP-në elektro-rok Da Funk / Rollin' and Scratchin'. Titulli plotëson sukses dhe u përhap gradualisht në klubet e Evropës.[7] Akoma në vitin 1995, Thomas krijoi etiketën e tij, Roulé, në të cilën ai lëshoi titullin Trax On Da Rocks. Daft Punk pastaj bëri pjesën e parë të Chemical Brothers në Londër. Në Francë, grupi ishte zbuluar nga kompania Virgin ; dhe kështu ai bëri një paraqitje mbi kompilimin Sourcelab vol.2 të etiketës Source (e cila është pjesë e Virgin) me titullin Musique, në vitin 1996. Source pra është etiketa e cila ka shpërndarë Daft Punk-un në Francë.
Diskografia
RedaktoStudio albume
Redakto- 1997 : Homework
- 2001 : Discovery
- 2005 : Human After All
- 2013 : Random Access Memories
Albume live
Redakto- 2001 : Alive 1997
- 2007 : Alive 2007
Albume tjera
Redakto- 2003 : Daft Club (album remiksesh)
- 2006 : Human After All: Remixes (album remiksesh)
- 2006 : Musique Vol. 1 - 1993-2005 (përpilim)
- 2006 : Greatest Hits (përpilim)
- 2010 : Tron: Legacy (fonogram)
- 2011 : Tron: Legacy Reconfigured (përpilim remiksesh)
Filmografia
Redakto- 1999 : D.A.F.T. (DVD)
- 2003 : Interstella 5555: The 5tory of the 5ecret 5tar 5ystem (film animacion japonezë)
- 2006 : Daft Punk's Electroma (film me metrazh të gjatë)
- 2010 : Tron : Trashëgimia (fonogramin për filmin)
Referime
Redakto- ^ "iTunes – Music – Daft Punk" (në anglisht). Itunes.apple.com. Marrë më 13 maj 2013.
- ^ "Çmimi Grammy Awards" (në anglisht). grid.al. 27 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2020. Marrë më 8 tetor 2014.
- ^ Rencontre de Daft Punk Franca
- ^ "Scan de l'article du Melody Maker" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 8 nëntor 2014.
- ^ Gaenic 2002, p. 37
- ^ Sean Cooper. "Daft Punk - biography" (në anglisht). Allmusic. Marrë më 29 tetor 2014.
- ^ Gaenic 2002, p. 11
Lidhje të jashtme
Redakto- Webfaqja zyrtare
- Daft Punk në TopDeejays
- Daft Punk tek IMDb
- Daft Punk intervistë Franca http://www.franceinter.fr/emission-interactiv-daft-punk 2013/06/13
- Random Access Memories Webfaqe Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.