Dallëndyshe Bici u lind në qytetin e Kukësit në vitin 1978.

Dallëndyshe Bici
Të dhëna vetjake
U lind më1978
Kukësi
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePS
ArsimimiUniversiteti i Tiranës
PunësimiPolitikan

Biografia

Redakto

Dallëndyshe Bici ka një karrierë të larmishme në sektorin privat, publik dhe mësimdhënie. Dallëndyshe Bici ka përfunduar shkollën e mesme të Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”, Tiranë. Studimet e larta i ka kryer në Universitetin i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Më pas, ka përfunduar me sukses kualifikimin pasuniversitar dhe është çertifikuar me titullin “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Në Nëntor të vitit 2005 ka përfunduar masterin për “Administrim Institucionesh” në Universitetin e Bordeaux në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme të Francës.

Jeta Politike

Redakto

Bici ka pasur eksperiencë të sukseshme menaxheriale në nivele drejtuese në sektorin privat, sektorin publik në institucionet e qeverisë qëndrore. Ajo ka drejtuar sektorë të rëndësishëm në kompani ndërkombëtare të telekomunikacionit në Shqipëri. Gjatë muajve Prill – Nëntor 2010 ka punuar si koordinatore e programeve Master dhe Doktoraturë në Universitetin Polis. Në periudhën Tetor 2013 – Gusht 2014 ka punuar si drejtoreshë tek Drejtoria Inspektimit Juridik, në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Që nga muaji Gusht i vitit 2014 e deri më tani znj.Bici punon si kryeinspektore në Institutin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Znj. Bici njeh dhe flet rrjedhshëm gjuhët frënge, angleze dhe italiane.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ https://www.mb.gov.al/struktura-organizative/