Damian Gjiknuri
Damian Gjiknuri (lindur më 25 maj 1972 në Tiranë) është një politikan shqiptar.[1]
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Ai është i diplomuar në Drejtësi në vitin 1994, në Universitetin e Tiranës dhe zotëron gradën Master në Politikat Publike dhe Ligj të lëshuar nga “NPS School” të Monterey, Kaliforni, SHBA (2004) dhe Kolegji i Ligjit Londër, Britani e Madhe (1996). Ai ka kryer edhe disa studime pasuniversitare në Qëndrën për Politikat e Sigurisë në Gjenevë (2000) dhe të Drejtë Ndërkombëtare në Universitetin e Leidenit, Holandë (1994).
Gjatë aktivitetit profesional ka kryer dhe kurse të ndryshme profesionale në institucione të ndryshme arsimore dhe profesionale në SHBA dhe BE, në fushat e sigurisë, mjetet speciale te hetimit, hetimi penal, kontratat publike, koncesionet, politika publike, ligjet zgjedhore etj.
Angazhimi politik
RedaktoZ. Gjiknuri është anëtar i Partisë Socialiste që nga viti 2005 dhe është zgjedhur Deputet në Qarkun e Elbasanit (Gramsh) në vitin 2009 dhe 2013. Ai është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste dhe Sekretar për Çështjet Zgjedhore që nga viti 2011. Më parë, në vitin 2007 ai u zgjodh Nënsekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore dhe bashkëautor i Kodit Zgjedhor 2008.
Pjesemarrje në komisione parlamentare
RedaktoGjiknuri ka qenë anëtar i Komisionit të Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë (2009 - 2013), si dhe bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore 2011 - 2012.
Fuknsione zyrtare
RedaktoPërpara zgjedhjes si deputet në vitin 2009, Z. Gjiknuri ka punuar si drejtues i një zyre ligjore dhe këshilltar ligjor për reformat rregullatore ekonomike në vend dhe rajon, financuar nga BE, USAID, GTZ, etj. Deri ne vitin 2005, Z. Gjiknuri ka ushtruar funksione të ndryshme publike si: Drejtor i Kabinetit të Ministrit të Rendit Publik (2005), Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes (2001 - 2005), Drejtor i Bashkëpunimit Ndërkombetar dhe Marrëveshjeve në Ministrinë e Rendit Publik dhe koordinator kombëtar për çështjet e drejtësisë dhe ato të brendshme, për negocimin e hapjes së negociatave me KE (1999 - 2001), Drejtues i Planizim - Drejtimit në SHISH (1998), Gjyqtar i Shkallës së Parë (1995-1996), jurist në institucione të ndryshme (1994-1995).
Gjiknuri në vitin 2013 zgjidhet Ministër i Energjisë dhe Industrisë i Shqipërisë.[2]
Jeta personale
Redakto. Ai banon në Tiranë dhe është i martuar me Rovena Gjiknurin (Agollin), me të cilën ka një djalë, Aleksin.[3]
Referime
Redakto- ^ "Damian Gjiknuri". Partia Socialiste e Shqipërisë. Marrë më 23 dhjetor 2019.
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 19 nëntor 2016. Marrë më 12 nëntor 2016.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://energjia.al/2013/09/11/cv-e-ministrit-te-ri-te-energjise-damian-gjiknuri/