Dardania (Prishtinë)
Dardania është një bashkësi lokale dhe lagje në Prishtinë që përfshinë një sipërfaqe prej rreth 650 ha, gjendet në zonën qendrore dhe periferike të qytetit. Në kuadër të kësaj bashkësie lokale përveç lagjes Dardania, bëjnë pjesë edhe lagja Kalabria, Zona ekonomike (rruga për Fushë Kosovë) dhe kompleksi i FSK-së.[1]
Përmbledhje
RedaktoHapësira e lagjës “Dardania” është e përkufizuar me rrugë mjaft të qarkulluara. Kjo hapësirë urbane shtrihet në jug-perëndim të bërthamës së qytetit dhe me të lidhet përmes “Bulevardit Bill Klinton”dhe “Bulevardit të Dëshmorëve”. Në anën lindore të hapësirës urbane “Dardania” gjendet Lagja Ulpiana, ndërsa Bulevardi “Bill Klinton“ e ndan këtë hapësirë urbane nga lagja “Lakrishte” dhe lagja “Pejton”. Nga ana jugore të kësaj zone hapësinore lagja “Dardania” përmes rrugës Prishtinë-Mitrovicë përkufizohet me lagjen “Kalabria”.
Gjithashtu në lagjen Dardania ndodhet shtegu i ciklizmit dhe Qendra Sociale dhe Rinore "TermoKiss"[2]