“Dasma arbëreshe" është opera e parë kosovare. Premiera u bë në Prishtinë me rastin e 125-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Kjo operë shënoi krijimin e Operës Nacionale të Kosovës.

Opera ndahet në tre akte. U kompozua nga Rauf Dhomi, regjisor ishte Milto Kutali, me koreografi të Gjergj Prevazit. Skenografia dhe kostumet u realizuan nga Agim Zajmi. Dirigjenti i operës ishte djali i kompozitorit të veprës, Arbër Dhomi.

Me rastin e premierës rolin e baronit e interpretoi baritoni shqiptar Agim Duro. Ndërsa roli i Arbrit u interpretua nga tenori Kastriot Tusha.

Lidhje të jashtme

Redakto